Flash

Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH

Lapsi.al 23 September 2026

Ka një koincidencë të dyshimtë dhe një datë që lidh Ergys Agasin me Vlora Hysenin, shefja e Shërbimit Informativ Shqiptar, e cila është vënë në arrest shtëpiak se i ofroi mbështetje Ergys Agasit duke zbuluar sekretet shtetërore. Data është 15 marsi 2023. Atë ditë Ergys Agasi themeloi EA Solution, me një kapital prej vetëm një mijë lekësh dhe me një objekt veprimtarie të orientuar tërësisht drejt informatikës: software, rrjete, telekomunikacion, siguri, GIS. Ishte një sektor i ri për Agasin. Dhe shumë shpejt do të bëhej jashtëzakonisht fitimprurës. Vetëm dy ditë më vonë, më 17 mars, Edi Rama njoftoi publikisht se kishte propozuar Vlora Hysenin për drejtimin e SHISH-it. Presidenti Bajram Begaj firmosi dekretin e emërimit më 3 prill.

Tre vjet më vonë, Hyseni dhe Agasi kanë përfunduar në të njëjtën linjë të hetimit të SPAK-ut mbi sistemin e tenderave të AKSHI-t, me pikërisht këtë kompani në qendër të skandalit dhe me drejtoreshën e shërbimeve sekrete të akuzuar se ka favorizuar Agasin gjatë kohës që ai ishte në arrati dhe se i ka zbuluar informacione të rezervuara.

Në fakt, Hyseni nuk mbërriti në Tiranë në mars të vitit 2023. Pasi u largua në qershor 2021 nga posti i zëvendësdrejtoreshës së inteligjencës kosovare, në shtator të po atij viti ajo dha dorëheqjen nga shërbimet sekrete në Prishtinë dhe hyri në kabinetin e Ramës në Tiranë si këshilltare për Sigurinë Kombëtare. Për rreth një vit e gjysmë ajo punoi, pra, në zemër të qeverisë shqiptare. A e njihte që më parë Ergys Agasin? Apo u njoh me të pasi u transferua në Shqipëri? Dhe kur e mësoi Hyseni se Rama kishte vendosur t’i besonte drejtimin e SHISH-it?

Njoftimi u bë më 17 mars. Një emërim i një rëndësie dhe delikatese të tillë vështirë se mund të ketë lindur pikërisht mëngjesin kur u bë publik. Por nuk dimë se kur Rama ia komunikoi vendimin drejtoreshës së ardhshme. Ajo që dimë është se 48 orë më parë Agasi themeloi EA Solution, duke hyrë për herë të parë në biznesin e Information Technology dhe duke nisur menjëherë të merrte punë. Kompania, e krijuar me vetëm një mijë lekë kapital, deklaroi që në vitin e saj të parë 242,4 milionë lekë të ardhura dhe 232,1 milionë lekë fitim para tatimit.

Sipas akteve të SPAK-ut, EA Solution mori në vitet pasuese shuma të tjera shumë të mëdha nga kompanitë e përfshira në kontratat publike të teknologjisë së informacionit. Hetuesit dyshojnë se të paktën një pjesë e këtyre pagesave nuk shpërblenin shërbime reale informatike, por ndikimin që Agasi ushtronte mbi sistemin e tenderave. Më pas del në pah misteri i marrëdhënies me Vlora Hysenin dhe, tashmë, edhe koincidenca mes datës së krijimit të kompanisë që do të përdorej për të arkëtuar miliarda lekë dhe asaj të emërimit të Hysenit në krye të shërbimeve sekrete.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI