Flash

Kreu i SHISH në arrest shtëpie/ Përplasje në Komisionin e Ligjeve, PD: Shteti ka rënë, cënohet siguria kombëtare

Lapsi.al 23 September 2026

Masa e “arrestit në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ka rikthyer përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Hyseni është nën hetim në dosjen që lidhet me Ergys Agasin dhe është pezulluar nga detyra.

Deputetët e opozitës kërkuan që çështja të trajtohej me përparësi, duke e cilësuar atë si problem të sigurisë kombëtare. Oerd Bylykbashi tha se Kuvendi nuk mund të vijojë normalisht pas zhvillimeve të fundit. Ai akuzoi qeverinë se institucionet shtetërore janë përfshirë në krimin e organizuar dhe kërkoi përgjegjësi politike për rastin.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Saimir Korreshi, i cili kërkoi reagimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Presidentit Bajram Begaj. Tedi Blushi deklaroi se Komisioni i Ligjeve duhet të diskutojë menjëherë situatën në SHISH, duke argumentuar se çështja prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe funksionimin e institucioneve.

Nga mazhoranca, Ulsi Manja i kundërshtoi këto qëndrime, duke e cilësuar hetimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë si pjesë të funksionimit normal të një shteti demokratik. Debati për Hysenin ka dominuar për të dytën ditë radhazi diskutimet në komisionet parlamentare, ndërsa opozita kërkon që për këtë çështje të japin shpjegime edhe drejtuesit më të lartë të shtetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI