
Edi Rama në opozitë dhe Edi Rama pas 12 vitesh në pushtet janë dy njerëz krejtësisht të ndryshëm. Ditët e fundit policia është duke vendosur gjoba për këto që qëndron me duar në xhepa para kryeministrisë, duke e konsideruar të paligjshëm çdo tubim.
Gjobat vijnë pas miratimit me urgjencë të një Akti Normativ të firmosur me urgjencë nga Edi Rama. Por ky ishte në opozitë i quante “poshtërsi” gjobat që vendoseshin nga qeveria e asaj kohe dhe se sipas tij kjo kishte për qëllim “të frikësonte njerëzit.
“Këta janë turrur vënë gjoba për të trembur njerëzit, o Fevzi. Ato gjobat mbajini se janë medalje të betejës tuaj qytetare me këtë pushtet maskara. Kjo është një nga poshtërsitë më të mëdha që mund të bëhen në këtë vend” - thoshte Rama në opozitë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.
Më 25 tetor 2026, Rama prezantoi një paketë të re masash për protestat, ku parashikohen gjoba deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrësit në tubime. Gjobat që dikur ishin “shtërsi” tani janë medalje nderi” për Edi Ramën. ©LAPSI.al