
Në “Arenën Kombëtare” gjatë ndeshjes Shqipëri- Finlandë nuk kanë munguar as thirrjet kundër qeverisë Rama.
Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium brohoritën në kor “Rama jep dorëheqjen”, duke përcjellë një mesazh kundër kryeministrit, në një kohë kur prej muajsh në Tiranë janë mbajtur protesta.
Kjo nuk është hera e parë, që tifozët protestojnë në stadium, pasi edhe në ndeshjet e mëparshme janë dëgjuar thirrje të tilla si "Rama jepe dorëheqjen".
Tifozët hapën një banderolë edhe për Erjon Vishkullin që u plagos në sy nga policia. /LAPSI.al