Flash

Ambasadori amerikan jep një mesazh: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Lapsi.al 12 November 2026

Ambasadori amerikan jep një mesazh: E ardhmja e Shqipërisë i

Rinia shqiptare është çelësi i së ardhmes dhe zhvillimit të vendit. Ky ishte mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, gjatë një takimi me studentët në kryeqytet.

"E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj"- shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane. 

Diplomati amerikan vizitoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT). Gjatë takimit, ai u njoh nga afër me mënyrën se si edukimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

Ambasadori dëgjoi gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për hapat konkretë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes një postimi, Wendt theksoi se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj.

 

Postimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt

E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Uendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI