Flash

Shpërthimi me tritol në makinën e zyrtares së Bashkisë Elbasan, arrestohet 17-vjeçari i dyshuar si autor

Lapsi.al 12 November 2026

Shpërthimi me tritol në makinën e zyrtares së Bashkisë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin e një zyrtareje të Bashkisë Elbasan. I mituri, me inicialet B. H., u kap në kuadër të operacionit policor të koduar 'Porosia', një javë pas ngjarjes së regjistruar më 5 nëntor në lagjen '28 Nëntori', ndërsa automjeti ishte në pronësi të shtetases A.D.

Sipas hetimeve paraprake, 17-vjeçari dyshohet se ka pasur rol në vendosjen e eksplozivit, ndërsa policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale 'Shkatërrimi i pronës me eksploziv', kryer në bashkëpunim, dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI