Flash

Berisha paraqitet në SPAK për kallëzimin ndaj Irena Gjokës: Nuk isha pyetur asnjëherë në tre vite

Lapsi.al 12 November 2026

Berisha paraqitet në SPAK për kallëzimin ndaj Irena Gjokës:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. 

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se paraqitja e tij u bë me kërkesë të prokurorisë, në zbatim të një urdhri të gjykatës në lidhje me çështjen e Irena Gjokës. Sipas tij, gjyqtarja, ndaj së cilës ai është kallëzues, kishte kërkuar që të pyetej, pasi nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje gjatë tre viteve.

“Erdha me kërkesën e SPAK-ut, bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i së cilës jam unë. Kishte kërkuar të pyetem, sepse si kallëzues nuk isha pyetur asnjëherë”, deklaroi Berisha.  

Kreu i PD-së theksoi se ky është kallëzimi i parë që ka bërë ndaj një personi gjatë gjithë jetës së tij, duke shtuar se, sipas tij, çështja nuk ka karakter personal, por synon ndëshkimin ligjor të një personi. 

 “Ky është kallëzimi i parë që kam bërë ndaj një personi në të gjithë jetën time. Kallëzimi nuk ka asgjë personale, por synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e një njeriu”, u shpreh ai. 

Sali Berisha e ka depozituar kallëzimin në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka në tetor 2023, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI