Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëviz...

18:15

Usher dhe Chris Brown në konflikt? Anulohen edhe dy koncerte të turneut të tyre

Lapsi.al 11 November 2026

Usher dhe Chris Brown në konflikt? Anulohen edhe dy koncerte të

Usher dhe Chris Brown kanë anuluar edhe dy koncerte të tjera nga turneu i tyre i përbashkët, duke shtuar dyshimet për tensione mes dy artistëve.

Koncertet që nuk do të zhvillohen janë ai i planifikuar më 16 nëntor në SoFi Stadium në Inglewood të Kalifornisë dhe performanca e 6 dhjetorit në Hard Rock Stadium në Miami.

Lajmi është konfirmuar përmes platformës Ticketmaster, e cila ka njoftuar blerësit e biletave se do të marrin rimbursimin përkatës në të njëjtën mënyrë me të cilën kanë kryer pagesën.

Anulimet vijnë në një moment kur po qarkullojnë zëra për një përplasje mes dy këngëtarëve, pas një koncerti në Atlanta më 5 nëntor, i cili nisi më shumë se dy orë me vonesë dhe përfundoi pa performancën e përbashkët që fansat prisnin.

Sipas raportimeve, mosmarrëveshja mes tyre lidhej me kohën e nisjes së koncertit. Usher dëshironte që performanca të fillonte sipas programit, ndërsa Chris Brown preferonte të pritej ardhja e fansave që ishin vonuar për shkak të trafikut.

Situata u bë edhe më e komentuar pasi Usher iu drejtua publikut me fjalët: “Mirë se vini në koncertin TIM”, një deklaratë që u interpretua nga disa si një kunjë ndaj kolegut të tij.

Megjithatë, Chris Brown reagoi ndaj thashethemeve për konfliktin përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Internet cap. Mos u besoni”.

Ndërkohë, anulimi i dy koncerteve të fundit vjen pas katër anulimeve të tjera në tetor, në Baltimore, Cincinnati, Columbia dhe Indianapolis.

Deri më tani, nuk është dhënë një arsye zyrtare për anulimet e reja dhe nuk është konfirmuar nëse ato kanë lidhje me konfliktin e përfolur mes dy artistëve.

Disa nga koncertet e tjera të turneut mbeten në kalendar, me performancën përmbyllëse të planifikuar më 12 dhjetor në Tampa.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI