Flash

Dënimi i Russell Brand rikthen në vëmendje deklaratat e Katy Perry për martesën e tyre

Lapsi.al 10 November 2026

Dënimi i Russell Brand rikthen në vëmendje deklaratat e Katy

Deklaratat e këngëtares së njohur Katy Perry për ish-bashkëshortin e saj, Russell Brand, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas dënimit të këtij të fundit me 10 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Në një intervistë të dhënë për revistën Vogue në vitin 2013, Perry kishte folur hapur për vështirësitë që kishte përjetuar gjatë martesës me komedianin britanik, duke e përshkruar sjelljen e tij si kontrolluese.

Këngëtarja tregoi se Brand nuk e pëlqente faktin që ajo merrte drejtimin gjatë turneve muzikore dhe ishte ajo që kishte rolin kryesor në karrierën e saj.

Sipas saj, kjo situatë ishte bërë burim tensioni në marrëdhënien e tyre dhe e kishte lënduar emocionalisht.

Perry kishte folur gjithashtu për vështirësinë që disa burra kanë për të pranuar një partnere të barabartë me ta, sidomos kur ajo është e suksesshme dhe e pavarur.

Ajo pranoi se fillimisht kishte marrë mbi vete një pjesë të madhe të përgjegjësisë për dështimin e martesës, por më vonë kishte kuptuar se gjithçka nuk kishte qenë faji i saj.

"Ky nuk është faji im, është diçka përtej meje", ishte mesazhi që këngëtarja përcolli gjatë asaj interviste, duke lënë të kuptohej se kishte zbuluar aspekte të marrëdhënies që nuk dëshironte t'i bënte publike.


Katy Perry dhe Russell Brand u martuan në Indi në tetor të vitit 2010, por marrëdhënia e tyre zgjati vetëm rreth 14 muaj.

Në fund të vitit 2011, këngëtarja mori një mesazh nga Brand, përmes të cilit ai i komunikonte vendimin për t'u divorcuar. Momenti u dokumentua edhe në filmin e saj autobiografik Katy Perry: Part of Me, të publikuar në vitin 2012.

Perry kishte treguar se kishte bërë gjithçka që martesa të funksiononte, por pavarësisht përpjekjeve, lidhja përfundoi. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2012. Deklaratat e vjetra të këngëtares janë rikthyer në vëmendje pas vendimit të gjykatës britanike ndaj Russell Brand.

Më 9 nëntor, komediani 51-vjeçar u dënua me 10 vite e 6 muaj burg, pasi juria e shpalli fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual ndaj katër grave, për ngjarje që datojnë nga vitet 2004–2009.

Brand u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një akuzë për tentativë sulmi të pahijshëm. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale.

Ndërkohë, Katy Perry nuk ka bërë ende një deklaratë publike lidhur me dënimin e ish-bashkëshortit të saj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI