Flash

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

10 importues për 1 eksportues! Banka Botërore nxjerr zbuluar dobësinë e ekonomisë shqiptare

Lapsi.al 10 November 2026

10 importues për 1 eksportues! Banka Botërore nxjerr zbuluar

Shqipëria ka mesatarisht dhjetë kompani importuese për çdo kompani eksportuese, raporti më i lartë ndër pesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Banka Botërore.

Diferenca është dukshëm më e madhe se në Serbi, ku për çdo eksportues ka vetëm 1.5 importues, ndërsa në Maqedoninë e Veriut raporti është tre me një, në Kosovë katër me një dhe në Malin e Zi pesë me një.

Të dhënat publikohen në raportin e Bankës Botërore të tetorit 2026, “Nga hyrja në treg te mbijetesa: Logjistika tregtare dhe performanca e eksporteve në Ballkanin Perëndimor”, i cili analizon strukturën e tregtisë së jashtme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Megjithëse importuesit janë më të shumtë se eksportuesit, numri i kompanive eksportuese është rritur vazhdimisht në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në raport.

Sipas Bankës Botërore, kompanitë që merren vetëm me importe përbëjnë mesatarisht rreth 90% të subjekteve që marrin pjesë në tregtinë ndërkombëtare në Shqipëri, krahasuar me 79% në Malin e Zi, 77% në Kosovë, 65% në Maqedoninë e Veriut dhe 45% në Serbi.

Në të kundërt, kompanitë që merren vetëm me eksport përfaqësojnë më pak se 10% të subjekteve tregtare në shumicën e vendeve të analizuara, me përjashtim të Serbisë, ku pesha e tyre arrin mesatarisht në 21%.

Banka Botërore vëren se Kosova ka regjistruar zgjerimin më të shpejtë të numrit të eksportuesve, me një rritje më shumë se trefish krahasuar me vitin bazë, veçanërisht pas vitit 2015. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje më modeste, prej rreth 15–30% gjatë periudhave përkatëse të analizës.

Dallimet shfaqen edhe në vlerën mesatare të aktivitetit tregtar. Në Shqipëri, një kompani eksportuese realizoi mesatarisht 1.04 milionë dollarë eksporte në vitin 2023, ndërsa një kompani importuese regjistroi mesatarisht 150 mijë dollarë importe.

“Vlera mesatare vjetore e tregtisë së eksportuesve në Shqipëri është pothuajse tetë herë më e lartë se ajo e importuesve”, thekson Banka Botërore, duke iu referuar mesatares së periudhës së analizuar.

Raporti evidenton gjithashtu rolin e kompanive që kryejnë njëkohësisht importe dhe eksporte. Megjithëse përfaqësojnë një pjesë relativisht të vogël të subjekteve tregtare, ato realizojnë mesatarisht 95% të vlerës së eksporteve në rajon.

Sipas Bankës Botërore, pesha e këtyre kompanive në vlerën e eksporteve luhatet ndërmjet 90% dhe 99%, ndërsa pjesëmarrja e tyre është rritur veçanërisht në Serbi dhe Kosovë. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pesha e tyre në numrin e subjekteve tregtare ka mbetur relativisht e qëndrueshme. Studimi mbështetet në të dhënat doganore të viteve 2017–2023 për Shqipërinë, me periudha të ndryshme referimi për ekonomitë e tjera. /N.M. Monitor 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI