
Seanca e rradhës gjyqësorë për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin i cili aksidentoi për vdekje tre vogëlushët në Durrës do të zhviullohet me dyer të mbyllura. Çështja është dërguar për gjykim, ndërsa ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e shtetasve të mitur. Për të është kërkuar pushimi i akuzës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, për shkak të zbatimit të ligjit nr. 57/2026 “Për amnistinë”.