Flash

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me burg tre persona

Lapsi.al 10 November 2026

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me burg tre persona

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u shpallën fajtor shtetasit F.Ç., A.S., dhe E.Xh., të akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b pg. 1 i Kodit Penal. 

Hetimet mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023, nisën pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme duke vepruar në rrjetet sociale shesin paketa televizive të kësaj shoqërie duke mashtruar se disponojnë të drejtat televizive dhe duke krijuar të ardhura në kurriz të kompanive televizive. Nga hetimet, të kryera dhe me veprime simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder, prokuroria identifikoi subjektet që kryenin këtë aktivitet. Më konkretisht, subjekti ‘FRA SYSTEM IPTV’ në pronësi të shtetasisht F.Ç., i cili shiste me vlerën 79 euro paketën. Po kështu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u identifikua edhe Subjekti Elektronika Shop në pronësi të shtetasit E. Xh., i cili vepronte nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook duke shitur paketa në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Në këto hetime u zbulua edhe subjekti 4k server (Kanale.al), në pronësi të shtetasit A.S, i cili shiste nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.

Të pandehurit kishin instaluar në aparaturat elektronike që shpërndanin te të tretët aplikacione të cilat mundësonin hapjen dhe shikimin e kanaleve televizive private të platformave si Digitalb, Tring dhe të tjera pako ndërkombëtare, pa pasur licensë apo leje nga operatorët e ligjshëm që zotërojnë të drejtat mbi këto transmetime.

Kjo sjellje përbën ndërhyrje në funksionimin e sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve të transmetimit të dhënave, pasi të dhënat që lejohen vetëm për përdorues të licensuar janë siguruar dhe shpërndarë në mënyrë të paligjshme, duke i paraqitur si të dhëna të aksesueshme nga përdorues të paautorizuar, përmes mashtrimit kompjuterik. Të dhënat televizive të koduara janë pjesë e një sistemi kompjuterik të mbrojtur, dhe ndërhyrja për të anashkaluar sistemet e kontrollit të aksesit përbën veprimtari të kundërligjshme që bie brenda kuptimit të nenit 143/b. 

Nga hetimet u provua se veprimtaria e të pandehurve përfshin ndërhyrje në sistemet kompjuterike të operatorëve të licensuar dhe përvetësimin e të dhënave që atyre u përkasin, duke i shpërndarë ato te përdoruesit e tretë në mënyrë mashtruese dhe të paligjshme. Kjo veprimtari është ndërmarrë me qëllim sigurimi të përfitimit ekonomik personal, duke shmangur licencimin, kontraktimin dhe pagesën e detyrimeve financiare ndaj subjekteve që ofrojnë shërbimin në mënyrë të ligjshme. Veprimet janë kryer me dashje direkte dhe me qëllim përfitimi material. 

Në përfundim, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se të pandehurit kanë konsumuar në mënyrë të plotë elementët e veprës penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga neni 143/b pg. 1 dhe u shpallën fajtorë për këtë vepër duke u dënuar me nga nëntë muaj burgim secili.

Të këshilluara

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI