Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka/ Duka pas arrestimit: Paratë i shpenzova në kazino

Lapsi.al 10 November 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka/ Duka pas arrestimit:

Robert Duka është arrestuar nga Policia e Tiranës si i dyshuar për dy grabitje me armë në filiale bankare në kryeqytet, të kryera më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026. Policia bëri të ditur se 50-vjeçari u identifikua pas një hetimi me metoda speciale, analizimit të pamjeve filmike, veshjeve të përdorura dhe të dhënave të tjera teknologjike. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 8,200 euro, dy telefona dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve. 

Sipas raportimeve mediatike, shuma e marrë në të dyja bankat arrin në afro 120 mijë euro. Vetëm në grabitjen e 2 nëntorit, në zonën e Komunës së Parisit, dyshohet se janë marrë rreth 60 mijë euro. Hetuesit po verifikojnë tashmë edhe pretendimin se një pjesë e madhe e parave mund të jetë shpenzuar në kazino në Tiranë. Policia dhe Prokuroria u kanë kërkuar disa kazinove të dhëna dhe pamje filmike për të konfirmuar nëse Duka ka qenë klient i tyre.

Nga hetimet mësohet gjithashtu se 6 mijë euro janë gjetur te dy persona në Vlorë, të cilët kanë deklaruar se Duka ua kishte dhënë për shlyerjen e një borxhi. Në banesën e tij u sekuestruan edhe 2,200 euro. Të dyja grabitjet dyshohet se janë kryer me një skemë të ngjashme. Autori hynte i maskuar në bankë, kërcënonte punonjësit me një armë dhe largohej me monopatinë elektrike. Sipas hetimeve, më pas monopatina futej në një automjet të marrë me qira, me të cilin largohej nga zona. Policia po heton nëse 50-vjeçari ka pasur bashkëpunëtorë, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të të dyja grabitjeve.

Të këshilluara

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI