Flash

Dyshohet se e dhunuan bashkë me të atin, i riu në Dukat futet në lokal me hanxhar në dorë për të marrë hak

Lapsi.al 10 November 2026

Dyshohet se e dhunuan bashkë me të atin, i riu në Dukat futet

Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri të Vlorës. Një person ka hyrë në ambientet e një lokali, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas konflikteve të mëparshme. Disa persona dyshonin se ky shtetas ishte autor i vjedhjeve të ndodhura së fundmi në zonën e Dukatit.

Sipas të njëjtave burime, personi në fjalë dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin. Pas këtij episodi, ai është paraqitur në ambientet e lokalit me hanxhar, duke kërcënuar personat e pranishëm. Në Dukat janë raportuar kohët e fundit disa raste vjedhjesh, ndërsa kjo ngjarje ka shtuar tensionet në zonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI