
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Kreu i Shtetit bën të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Kryeministrit dhe në mbështetje të dispozitave përkatëse të Kushtetutës dhe ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), duke zëvendësuar Vlora Hysenin, e cila u largua nga detyra pas zhvillimeve në kuadër të hetimeve të SPAK-ut. Hasani shërbente si këshilltare pranë Kryeministrisë. Gjithashtu ajo është pjesë e strukturës së SHISH pasi ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes.
Hasani ka mbajtur pozicionin e shefes së Departamentit. Mbështetëse më parë në SHISH, gjatë drejtimit të institucionit nga Vlora Hyseni.