Flash

Wanis Honsor humb jetën në fushë pas një infarkti, ishte vetëm 22 vjeç: futbolli tronditet sërish pas de Miguel

Wanis Honsor, mbrojtësi i majtë francez vetëm 22-vjeçar i Saint-Denis FC, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, para syve të pafuqishëm të shokëve të skuadrës.

Lapsi.al 11 November 2026

Wanis Honsor humb jetën në fushë pas një infarkti, ishte

Ndërsa bota e futbollit është ende e tranditur për ndarjen tragjike nga jeta të Jesus de Miguel në futbollin spanjoll, pas një përplasjeje të tmerrshme gjatë ndeshjes, një tjetër dramë ka ndodhur në fushën e blertë. Këtë herë ngjarja tragjike është regjistruar në Oqeanin Indian, në mes të një seance stërvitore që duhej të ishte si gjithë të tjerat. Wanis Honsor, mbrojtësi i majtë francez vetëm 22-vjeçar i Saint-Denis FC, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, para syve të pafuqishëm të shokëve të skuadrës.

Një fat tragjik dhe mizor për një të ri që ishte martuar vetëm pak kohë më parë dhe ishte transferuar në Normandi, përpara se të udhëtonte drejt ishullit Réunion, në kërkim të ëndrrës së tij sportive. Të mërkurën, gjatë stërvitjes me klubin, futbollisti i ri ndjeu papritur një shqetësim në kraharor.

Dëshmia e drejtorit të përgjithshëm të futbollit në Réunion

Në ato momente, Honsor nuk e kuptoi seriozitetin e asaj që po i ndodhte, duke e ngatërruar dhimbjen me një shqetësim kalimtar apo një krizë ankthi. Kështu dëshmoi Dominique Goumane, drejtori i përgjithshëm i Ligës së Futbollit në Réunion. Një detaj që, në rindërtimin e ngjarjes, pasqyron ashpërsinë e atyre minutave dramatike. “Mbante gjoksin, kishte shkumë në gojë dhe më pas u rrëzua”, tregoi ai. Fjalët e drejtuesit përshkruan pafuqinë e përgjithshme përballë një jete të ndërprerë papritur, nën sytë e shokëve të skuadrës. “Zjarrfikësit mbërritën dhe u përpoqën ta rikthenin në jetë për më shumë se 45 minuta, duke i bërë masazh kardiak. Është një tragjedi e papërshkrueshme, është e tmerrshme”, deklaroi Goumane.

Federata Franceze e Futbollit (FFF) shprehu menjëherë mbështetjen për familjen, duke folur për një trishtim të thellë për këtë “humbje tragjike”. Kjo ngjarje e re tragjike rikthen fuqishëm në vëmendje debatin mbi sigurinë dhe parandalimin mjekësor të sportistëve. Pak më shumë se një javë pas vdekjes së de Miguel, në ndeshjen Tenerife-Andorra, si pasojë e një përplasjeje të fortë ballore me portierin kundërshtar Owono, futbolli gjendet sërish në zi.

Kush ishte Wanis Honsor, nga akademia e Le Havre te aventura me Saint-Denis

I formuar si futbollist në ekipet e moshave të Le Havre dhe më pas te FC Rouen, në ligat e ulëta të futbollit francez, Honsor konsiderohej një talent premtues, i cili ishte ende në kërkim të rrugës së tij në futbollin profesionist. Ai kishte pranuar edhe të transferohej larg familjarëve dhe miqve për të ndjekur ëndrrën e tij. Kohët e fundit ishte transferuar në ishullin Réunion, ku ishte bërë pjesë e Saint-Denis FC, klub që është gjithashtu i afiliuar me Federatën Franceze të Futbollit.

Gjatë aventurave të tij të ndryshme, Honsor kishte lënë kudo një kujtim të veçantë, siç dëshmon edhe mesazhi prekës i ngushëllimit nga Rouen, klubi ku kishte debutuar në ekipin e parë dhe që aktualisht militon në Ligue 3: “Wanis na la në moshën 22-vjeçare… Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI