Flash

FOTO/ Dogana e Kosovës zbulon 43 armë automatike në një furgon, arrestohet një gjerman

Lapsi.al 11 November 2026

FOTO/ Dogana e Kosovës zbulon 43 armë automatike në një

Një sasi e konsiderueshme armësh është zbuluar në një automjet me targa të huaja, gjatë kontrollit me skaner nga Dogana e Kosovës. Në lidhje me rastin është arrestuar një shtetas gjerman, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 43 armë dhe 41 karikatorë.

Dogana e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin, duke bërë të ditur se zbulimi është realizuar gjatë kontrollit dhe skanimit të një automjeti të tipit VW Caddy, me targa të huaja.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit përmes pajisjeve skanuese janë identifikuar dhe zbuluar 42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov), një pushkë e tipit Walther, si dhe 41 karikatorë për armët AK-47.

Pas identifikimit të ngarkesës, rasti është trajtuar në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente të drejtësisë, raporton Gazeta Express.

Dogana ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, përmes së cilës janë fuqizuar kapacitetet teknologjike dhe operative të institucionit.

Sipas Doganës, pajisjet skanuese të siguruara me këtë mbështetje kanë luajtur rol të rëndësishëm në zbulimin e armëve.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas gjerman me inicialet L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

Sipas Prokurorisë Speciale, arrestimi është realizuar në kuadër të hetimeve të përbashkëta, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonte i dyshuari është ndaluar në rajonin e Gjilanit dhe më pas është dërguar për kontroll e skanim të mëtejshëm.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ai dyshohet për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, si dhe për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim apo shitje të paautorizuar të armëve ose materieve plasëse. /LAPSI.al


Të këshilluara

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI