
Një incident ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit, në anën e Tiranës, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë pjesërisht nga rruga, duke rrezikuar të përfundojë në greminë.
Automjeti ka çarë barrierat metalike mbrojtëse, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe kanë shmangur rënien në greminë.
Pjesa më e madhe e kamionit ka mbetur në trupin e rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve dhe paralizuar përkohësisht qarkullimin.
Si pasojë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes.
Ndërkohë, pritet ndërhyrja e policisë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.