Flash

Zgjedhjet 2027/ Celibashi: 2.5 miliardë lekë në dispozicion, duhet konsensus për votimin elektronik

Lapsi.al 11 November 2026

Zgjedhjet 2027/ Celibashi: 2.5 miliardë lekë në dispozicion,

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 parashikohet të kushtojnë rreth 2.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se fondi i vënë në dispozicion mbulon nevojat e parashikuara për organizimin e procesit zgjedhor.

“Viti 2027 është vit zgjedhor. Një pjesë e elementeve buxhetore që duhet të adresoheshin janë përfshirë në buxhetin për zgjedhjet. Rëndësia e procesit është kuptuar drejt nga Ministria e Financave dhe kemi gjetur mirëkuptimin për kërkesat tona. Vlera në dispozicion, 2,5 miliardë lekë, është brenda limitit që ne kemi menduar se do të arrijë financimi për zgjedhjet.  

Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, ai ka bërë të qartë se kjo mënyrë votimi nuk do të shtrihet në më shumë qendra pa një marrëveshje mes PS dhe PD.

"Është një çështje për të cilën i takon opozitës dhe mazhorancës të ulen dhe të gjejnë konsensus. Nëse nuk ka konsensus, nuk kemi pse të angazhojmë buxhetin e shtetit për ta shtrirë më tej. Duhet konsensus politik, por çdo ditë që kalon do ta bëjë të pamundur nga pikëpamja teknike”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI