Flash

U qëllua me plumb gome gjatë protestave në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

Lapsi.al 11 November 2026

U qëllua me plumb gome gjatë protestave në Tiranë, nis

Erjon Vishkulli do ti nënshtrohet ditën e sotme një tjetër ndërhyrjeje kirugjikale, pas plagosjes me plumb gome në sy gjatë revolës së dhunshme studentore të mbajtur më 24 tetor, në Tiranë. Operacioni po kryhet në spitalin universitar Policlinico Agostino Gemelli në Romë, nën kujdesin e profesorit italian Stanislao Rizzo, specialist në kirurgjinë okulistike.

Kjo është ndërhyrja e dytë për Vishkullin, pas operacionit të parë të realizuar më 28 tetor, në të njëjtin spital dhe nga i njëjti ekip mjekësor. Pas plagosjes në protestë, ai u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar, me synimin për të rikuperuar dëmtimin në syrin e majtë dhe për të ruajtur mundësinë e rikthimit të shikimit.  

Ndërhyrja kirurgjikale është ende në zhvillim dhe deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi përfundimin e saj apo rezultatet e arritura. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI