
Një aksident ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Elbasan”. Një shtetase 45 vjeçe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeç, pasagjer në automjet. Të dy të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.