
Një rrjedhje gazi në një furrë buke në lagjen “Afrim i Ri” në Fier ka shkaktuar asfiksimin e një çifti mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në ambientet e banesës ku çifti Kola ushtronte edhe aktivitetin familjar për prodhimin e bukës.
Janaq Kola, rreth 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit pasi shfaqën shenja asfiksie. Sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së gazit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.