Flash

Sulmet Izraelite në Gaza, 74 mijë palestinezë të vrarë

Lapsi.al 10 November 2026

Sulmet Izraelite në Gaza, 74 mijë palestinezë të vrarë

Sulmet Izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën gjashtë palestinezë mes tyre një baba dhe djali i tij 13-vjeçar. Tre persona humbën jetën nga një sulm ajror izraelit ndaj banesës së familjes Ghubain, në zonën Daraj të qytetit të Gazës.

Në një tjetër sulm, një baba dhe djali i tij u vranë pasi një tendë ku ata po qëndronin u godit në lagjen Zeitoun, ndërsa një person tjetër u vra nga të shtënat e forcave izraelite në qytetin jugor të Khan Younis. Sulmet kanë vijuar pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.   

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 1,600 palestinezë janë vrarë nga Izraeli që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë, bilanci i luftës së nisur më 7 tetor 2023 ka kaluar 74 mijë viktima palestineze, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore të territorit.    

Zyra e Medias e qeverisë në Gaza bëri të ditur se për vetëm 12 orë u përmbytën rreth 70 mijë tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur, ndërsa të paktën pesë persona humbën jetën dhe dëmet materiale llogariten në rreth 3 milionë dollarë. Mijëra familje kanë mbetur të ekspozuara ndaj reshjeve dhe temperaturave të ulëta, në kushte ku tendat nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Izraeli vijon të kufizojë hyrjen e materialeve të strehimit dhe ndihmave humanitare në territor. Negociatat për fazën e ardhshme të marrëveshjes kanë mbetur të bllokuara, pasi palët nuk kanë arritur një dakordësi për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI