Flash

Tensionet Greqi-Turqi, anija franceze niset për kërkimet nënujore drejt Qipros

Lapsi.al 10 November 2026

Tensionet Greqi-Turqi, anija franceze niset për kërkimet nënujore

Anija franceze “Abeille Marengo” u nis pak pas orës 18:00 të së martës nga porti i Iraklios në Kretë, për kërkimet nënujore që i paraprijnë vendosjes së kabllit elektrik mes Greqisë dhe Qipros. Nisja e saj vjen pas disa ditësh tensionesh diplomatike me Turqinë dhe debatesh të forta në Athinë për ndërhyrjen e Francës.

Anija po drejtohet drejt zonës detare në juglindje të ishullit Karpathos. Fillimisht do të kryejë kalibrimin e pajisjeve dhe më pas matjet e parashikuara në njoftimet detare të autoriteteve greke dhe qipriote. Në këtë fazë bëhet fjalë për studimin e shtratit të detit, për të përcaktuar trasenë e kabllos.

 
Projekti “Great Sea Interconnector” synon të lidhë rrjetin elektrik të Qipros me atë të Greqisë dhe, përmes tij, me rrjetin evropian, duke i dhënë fund izolimit energjetik të ishullit. Në projekt kanë rol të rëndësishëm kompanitë franceze: Nexans është kontraktori i kabllos, ndërsa Meridiam zotëron 66% të shoqërisë që zhvillon ndërlidhjen, krahas operatorit grek të transmetimit të energjisë, ADMIE.

Por nisja e saj ëeshtë kryer mes njëtensioni politike diplomatik , pasi në fillim  Greqia dhe Qiproja njoftuan për një NAVTEX për aktivitetin e anijes. Menjëherë Ankaraja u përgjigj me një kundërnjoftim, duke pretenduar se një pjesë e kërkimeve përfshin shelfin kontinental turk dhe kërkon autorizimin e saj.

Në një deklaratë të 6 nëntorit, Ministria e Jashtme turke e cilësoi aktivitetin e planifikuar si të paautorizuar dhe tha se procedura për marrjen e pëlqimit të Turqisë nuk kishte përfunduar. Athina  nga ana e saj kundërshton pretendimin se për këto punime nevojitet leje nga Ankaraja.

 
Në fundjavë pasuan kontakte diplomatike mes Parisit dhe Ankarasë dhe një notë verbale franceze për aktivitetin e anijes. Pikërisht kuptimi i këtij dokumenti u bë pika kryesore e debatit: pala greke këmbëngul se bëhet fjalë për njoftim dhe jo për kërkesë lejeje, ndërsa burime turke e paraqitën komunikimin francez si një hap drejt autorizimit nga Turqia.

Sipas raportimeve diplomatike, nota franceze informon për kërkimet, pa marrë qëndrim mbi mosmarrëveshjet detare greko-turke. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi më pas se çështja ishte zgjidhur dhe se gjithçka ishte në rregull, pa dhënë hollësi për përmbajtjen e mirëkuptimit.

Por gjithë ky zhvillim solli edhe përplasje të brendshme në Greqi me opozitën e cila kërkon të mësojë përmbajtjen e plotë të notës diplomatike. Socialistët e PASOK-u pyesin  nëse qeveria greke e njihte dhe e kishte miratuar paraprakisht dokumentin, përse nevojitej një komunikim shtesë përtej NAVTEX-it dhe nëse Turqia mund ta përdorë në të ardhmen si precedent për pretendimet e saj. SYRIZA ngriti gjithashtu shqetësime për mbrojtjen e të drejtave sovrane greke.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga ana e tij  shprehu bindjen se udhëtimi do të përfundonte pa pengesa. Ai theksoi se autorizimet janë dhënë vetëm nga Greqia dhe Qiproja dhe se bëhet fjalë për një projekt europian me prani të fuqishme franceze.Kërkimet rikthehen në një zonë ku punimet ishin ndërprerë në verën e vitit 2024, pranë ishullin Kasos , mes tensioneve greko-turke. Nisja e anijes shënon rifillimin e procesit në terren, ndërsa mosmarrëveshja për juridiksionin detar mbetet ende e pazgjidhur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI