Në fillim u mundua të paraqitej si një histtori dashurie nga ato kur dobësia e ndjenjsës e bën dikë ti bjerë në qaftë detyrës.
Në 2-3 faqet që rrodhën në shtator nga dosja e arrestimit të ish shefes së SHISH, Vlora Hyseni, gjendeshin shpesh ofshamat "o shpirt", "o zemër", "na kanë inat", "do hakmerremi" që të bënin të mendoje për klishënë e një çifti në hall ku e dashura përpiqet me çdo çmim të shpëtojë mashkullin e saj nga burgu.
“Do përfundojmë keq, shpirt” i thoshte Vlora përmes aplikacionit Signal Gysit në një nga 500 bisedat që janë kapur nga bashkëbisedimi i këtij të fundit në kohën e arratisë.
Por tonet melo-dramatike që dëshën ti mvisheshin kësaj historie nuk janë veçse një manipulim për të fshehur një aktivitet të pastër kriminal. Informacionet e dala së fundi nga hetimi hedhin poshtë historinë që bazohej thjeshtë në pasion dhe seks për të ravijëzuar atë të një grupi krejtësisht të strukturuar.
Sipas të dhënave të fundit skema ka funkisionuar kështu. Ergys Agasi që kishte nën kontroll të plotë AkSH-in e Linda Karçanajt, me aq fuqi sa të vendoste me një të rënë të lapsit dyfishimin e buxhetit të tenderave, një pjesë të parave i kalonte edhe për "korruptimin e shefes së shërbimit sekret. Paratë e nxjera nga garat e fallcifikuara i shkonin vëllezërve të Vlora Hysenit në Gjermani.
SPAK ka regjistruar në fund të tetorit procedimin penal për korrupsion dhe pastrim parash kur u shfaqën dyshimet e para pasi ra të pagesave të bëra nga kompanitë e lidhura me Agasin në drejtim të të afërmve të Vlora Hysenit jashtë vendit.
Ish drejtoresha e SHISH dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani
Gjithçka ka nisur nga një fletë e shkruar me dorë, e gjetur në kompaninë që i përkiste Agasit, E.A Tobacco, ku qe shkruar shifra 119.162.400 lekë.
Nga hetimet SPAK pretendon se ka vërtetuar se shifra prej 119.162.400 lekë (rreth 1.2 mln euro), identike me atë të shënuar në letrën e gjetur në zyrën e Agasit, është transferuar drejt “Enklo Counstruction” nga dy biznese “Sinteza Co” dhe “Albascan”, që kishin fituar një tender të AKSHI-t me vlerë rreth 18 milionë euro.
Paratë “Enklo Counstruction” i jepeshin për shërbime kompjuterike, ndonëse ajo nuk kishte asnjë lidhje me teknologjinë e informacionit por operonte në fushën e ndërtimit.
Pasi i merr këto para “Enklo Counstruction”, një pjesë prej tyre, fiks 420 mijë euro i lëviz edhe njëherë për ti dërguar drejt kompanisë “Fortis Beton”, të mikut të Agasit, Orest Sotës. Por ky kalvar i lëvizjes së parave nuk përfundon këtu, sepse kompania e betonit të Orest Sotës, nuk i përdor vete por i nis ato drejt dy drejtmeve në Gjermani. Dhe cilët janë përfituesit? Drejtpërdrejt të afërmit e Vlora Hysenit.
“Fortis Beton” ka bërë në mars 2024 dy transferta jashtë vendit, nga 250.000 Euro secila, drejt kompanisë gjermane ëilhelm & Co Planungsgesellschaft. Transferta është bërë me arsyetimin për projektimin arkitekturor të një qendre tregtare rreth17.000 m2 në Tiranë, që nuk është bërë kurrë.
Por historia nuk mbaron me kaq. Nga hetimi është zbuluar se edhe vëllait tjetër të Vlora Hysenit, Izet Dingler, i njohur që më parë për lidhjet e tij kriminale është tentuar ti kalohen para. Një tjetër pagesë prej 450.000 Eurosh nga Fortis Beton sh.p.k është ndërmarë (por më pas është anuluar) më 27 shkurt 2024 kundrejt firmës gjermane Erd & TiefbauDingler GmbH të Izet Dinglerit, vëllai tjetër i Vlora Hysenit.
Pra sipas SPAK, Agasi kishte ngritur një skemë të mirëfilltë për të paguar Vlora Hysenin, me para të përfituara nga tenderat e AKSh, që kontrollonte dhe në këmbim të shërbimeve që merrte prej saj për shitjen e informacioneve të shërbimit sekret. Gjysëm milioni eurot që kaluan në llogari dhe pothuajse po aq që mbetën në tentativë tregojnë se lidhje e Gysit me vlorën qe përtje një historie seksi dhe pasioni. Pas përgjimeve me "shpirt e zemër" që rodhën në fillimi fshihet drama e një grupi kriminal që ka vepruar në zemër të shtetit.
LAPSI.AL

