Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Noizy dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Cllevio e pranoi në TikTok tritolin ndaj meje

Lapsi.al 10 November 2026

Noizy dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Cllevio e pranoi në

Në procesin e radhës gjyqësor ndaj Laert Haxhiut ishin thirrur nga SPAK si dëshmitarë këngëtari Rigels Rajku, i njohur si "Noizy" së bashku me babanë e tij, Bashkim Rajku. Vetë Haxhiu nuk ishte paraqitur në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij.

Në cilësinë e dëshmitarit, Bashkim Rajku u pyet nga prokurori i çështjes Behar Dibra për eksplozivin në Durrës në qershor të 2022.

"Dëgjuam shpërthimin, orën nuk e mbaj mend se kanë kaluar 4 vite. Dyqanin e kishim në të njëjtin pallat ku jetonim, e kishim me qira. Vumë re se ishin thyer xhamat" - tha ai. 

Prokurori e pyeti se me çfarë e lidh këtë akt.

"Nuk e di, nuk jemi hetues. Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh. Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje. Dëmi ka qenë rreth 30 mijë euro" - tha Bashkim Rajku.

Ishte dëshmia e të penduarit Artan Tafani që zbuloi disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, e një prej tyre ishte edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt. Tafani tha se lëndën plasëse e vendosi ai bashkë me një tjetër.

Vetë Noizy ka rrëfyer para gjykatës detaje të përmendura edhe herë të tjera lidhur me mënyrën si e mësoi për tritolin si dhe konfliktet me Kleviol Ahmetin, i njohur si "Cllevio"

DESHMIA

Prokurori: Jeni në gjendje të shpjegoni për episodin kur u vendos eksploziv në biznesin tuaj në Durrës në qershor 2022?

Noizy: Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit.

Prokurori: Çfarë funksioni kishte objekti?

Noizy: Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash. E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. Ta shpjegova pse e ka bërë, e kam sqaruar mbi 20 herë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetaj. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në Tiktok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë.

Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?

Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.

Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?

Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t‘u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.

Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?

Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?

Të këshilluara

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI