Flash

Kreditë e këqija bien në nivel rekord, norma më e ulët që nga 2008

Lapsi.al 10 November 2026

Kreditë e këqija bien në nivel rekord, norma më e ulët

Qytetarët dhe bizneset kanë respektuar afatet për shlyerjen e kësteve të kredisë, duke bërë që kreditë me probleme të bien në nivelin më të ulët në gati dy dekada. Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në nivelin 3.59%, duke shënuar një përmirësim në cilësinë e portofolit të kredive.

Ky zhvillim tregon një ecuri pozitive për sektorin bankar, pasi një pjesë më e vogël e kredive rezulton me vështirësi në shlyerje. Ulja e kredive të këqija lidhet me përmirësimin e aftësisë paguese të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe me menaxhimin më të mirë të kredive nga bankat.


Nëse vërejmë të dhënat, që prej janarit të këtij viti kreditë me probleme kanë ardhur duke u ulur. Rënia e kredive me probleme është një sinjal pozitiv për ekonominë.

Për bankat, kjo do të thotë më pak humbje dhe më pak rrezik. Ndërsa për ekonominë, tregon se familjet dhe bizneset kanë një aftësi më të mirë për të përballuar pagesat e tyre.

Një nivel i ulët i kredive me probleme mund t’u japë bankave më shumë siguri për të dhënë kredi të reja për familjet dhe bizneset.

 
Individët vijojnë të kenë një nivel më të ulët të kredive me probleme në krahasim me bizneset. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me faktin se kreditë e individëve kanë vlera më të vogla dhe rreziku shpërndahet në një numër më të madh huamarrësish.

Një tjetër faktor është pesha e lartë e kredive për blerjen e banesave në portofolin e individëve. Në të njëjtën kohë, kreditimi vijon me ritme optimiste.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI