
Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Costa Blanca të Spanjës, në një vrasje të re që sipas mediave vendase dyshohet se lidhet me bandat kriminale. Shqiptar u qëllua pasditen e së martës në Playa Flamenca në Orihuela Costa pranë Torrevieja. Autori u arratis me një automjet që besohet të jetë një skuter elektrik.
Ai thuhet se ka qëlloi me armë zjarri në tarracën e një bari brenda një kompleksi sportiv dhe më pas u largua menjëherë. Mediat shkruajnë se mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar 39-vjeçarin pasi mbërritën në vendngjarje së bashku me policinë lokale dhe Guardia Civil. Alarmi u dha rreth orës 12:55 të kësaj të marte. Një zëdhënës i Guardia Civil konfirmoi: “Një burrë ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga armë zjarri në Orihuela Costa. Një hetim ka nisur." Nuk ka raportime të menjëhershme nëse ka ndodhur ndonjë arrestim.
Mediat spanjolle shkruajnë se javët e fundit, Costa del Sol ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një vale sulmesh të lidhura me bandat. Policia në Malaga publikoi të martën foto të një koleksioni të habitshëm armësh të sekuestruara nga një bandë e dyshuar për rrëmbimin e vëllait të ish-futbollistit irlandez dhe yllit të Premier League, Wes Hoolahan.
Javën e kaluar policia kishte penguar një sulm mes bandave në Costa del Sol, pasi arrestoi një burrë në një pikë pagese në autostradë pranë Fuengirola, i cili kishte dy granata dore të fshehura në kutinë e dorezave të makinës së tij dhe ishte "në rrugë për t'i përdorur ato" në një vendpushim të njohur britanik. Spanjolli 46-vjeçar është përshkruar në vend si një vrasës me pagesë. 3 shtetas suedezë me origjinë somaleze u arrestuan për vrasjen me armë zjarri më 18 shtator në një shesh të Malagas të një të riu të pafajshëm të identifikuar vetëm si “Nacho”. ©LAPSI.al