Flash

PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë!

Lapsi.al 10 November 2026

PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me

Erjon Veliaj duhet të kalojë në dy filtra për t’u bërë pjesë e asamblesë së Partisë Socialiste, i pari është ai i SPAK që duhet t’i japin përgjigje pozitive kërkesës së tij, i dyti është filtri i partisë që duhet të vendosë nëse do t’ia hapë derën apo jo kryebashkiakut të Tiranës që ka sulmuar hapur kryeministrin Rama ditët e fundit.

Në një intervistë për Klan News, sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se Veliaj fillimisht duhet të marrë një përgjigje nga organet e drejtësisë nëse mund të marrë leje për të folur në asamble dhe më pas t’i drejtohet partisë. 

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të detyrave si kryetar bashkie në një qytet që e ndjen nevojën e një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje kundër paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur dhe kjo është një situatë absurde. Por nuk është një raport me asamblene, por është një raport me drejtësinë, e kemi cilësuar një nga momentët qe duhe të kemi reflektim. Raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë” tha Klosi.

Po nëse prokurorët e SPAK i japin leje Veliajt? A do të jetë e gatshme Partia Socialiste të organizojë një lidhje me video me kryebashkiakun e paraburgosur? Përgjigja e Klosit vjen sërish hezituese. Erjon Veliaj duhet të kalojë edhe filtrin e organeve të partisë nëse SPAK e lejon të shkojë në Asamblenë e PS.

“Do ta gjykojmë pasi të jenë organet e drejtësisë që të vendosin. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë” u shpreh Klosi.

Kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar që nga shkurti 2024 kur u mor nga zyra për t’u dërguar në paraburgimin e Tiranës dhe më pas në Durrës. Pasi u transferua në qelitë e paraburgimit të Fierit disa javë më parë, ai shpërtheu në akuza duke fajësuar direkt kryeministrin Rama për internimin dhe burgosjen e tij. Mbi Veliajn rëndojnë 13 akuza ndërkohë që disa vendime gjykatash e kanë konsideruar të drejtë arrestimin dhe izolimin e tij në qeli.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI