Flash

PAMJET/ Nga vera e 2027 në Kinë do të nisin të qarkullojnë makinat fluturuese

Lapsi.al 10 November 2026

PAMJET/ Nga vera e 2027 në Kinë do të nisin të

Makinat fluturuese mund të bëhen realitet që nga vera e vitit 2027 në Kinë. Kompania kineze XPeng ka njoftuar se automjeti i saj fluturues me dy vende pritet të jetë gati për përdorim në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, fillimisht për aktivitete rekreative në zonat rurale dhe për shërbimet e emergjencës.

Sipas kompanisë, modeli do të kushtojë rreth 300 mijë dollarë dhe është rezultat i afro 10 viteve zhvillim. Automjeti ka marrë miratimin e autoriteteve kineze të aviacionit civil për përdorim të kufizuar, reaporton The Guardian.

Por ndryshe nga makinat tradicionale, ky mjet nuk ka rrota. Ai është i pajisur me gjashtë helika elektrike, të ngjashme me ato të dronëve, që mundësojnë ngritjen dhe lëvizjen në ajër. Drejtimi bëhet përmes një leve, ndërsa automjeti mund të fluturojë edhe në mënyrë autonome drejt një destinacioni të programuar.

Drejtori ekzekutiv i XPeng, Deli Zhao, deklaroi në Samitin Web në Lisbonë se përdoruesit mund të mësojnë ta drejtojnë mjetin brenda vetëm pesë minutash. Sipas tij, automjeti është projektuar për të apasionuarit pas udhëtimeve, sporteve në natyrë dhe fluturimit.

Një tjetër veçori është mënyra e transportimit. Pajisja shoqërohet nga një furgon i madh me gjashtë rrota, nga pjesa e pasme e të cilit automjeti fluturues mund të nxirret dhe të shpaloset.

Megjithatë, përdorimi i tij do të jetë fillimisht i kufizuar në zona të miratuara posaçërisht në Kinë dhe në operacionet e shërbimeve të emergjencës. Aktualisht, mjeti ka një autonomi fluturimi prej rreth 30 kilometrash dhe mund të ngrihet deri në një lartësi prej 1 kilometri mbi tokë.

Projekti është pjesë e strategjisë së Pekinit për zhvillimin e të ashtuquajturës “ekonomi e lartësisë së ulët”, ku përfshihen dronët, transporti ajror i mallrave dhe automjetet fluturuese për pasagjerë. /TCH

Të këshilluara

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI