Flash

Arrestohet ish-ministri serb Rade Basta, dyshohet për abuzim me fondet publike

Lapsi.al 11 November 2026

Arrestohet ish-ministri serb Rade Basta, dyshohet për abuzim me fondet

Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është vënë në pranga në Beograd, nën dyshimet për përfshirje në keqpërdorime financiare gjatë periudhës kur ishte në krye të ndërmarrjes publike “Beogradske elektrane”.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ish-zyrtari dyshohet se ka autorizuar dhënien e donacioneve pa një arsyetim të ligjshëm, duke i shkaktuar institucionit dëme financiare që llogariten në dhjetëra miliona dinarë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se paratë nga buxheti i ndërmarrjes janë ndarë për disa organizata sportive, mes tyre klube futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi, pa përmbushur kriteret dhe kushtet e nevojshme për përfitimin e këtyre fondeve.

Operacioni për arrestimin e Bastës është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të njësisë për luftimin e korrupsionit, të cilët kanë kryer kontrolle dhe bastisje në disa lokacione.

Në kuadër të kësaj çështjeje, autoritetet kanë shoqëruar edhe persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në veprimtarinë që po hetohet.

Rade Basta ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë nga tetori i vitit 2022 deri në vitin 2023. Mandati i tij përfundoi pas tensioneve dhe përplasjeve politike, ku një nga çështjet që shkaktoi debat ishte deklarimi i tij publik në mbështetje të mundësisë që Serbia të vendoste sanksione ndaj Rusisë, pas nisjes së agresionit kundër Ukrainës.

Pas largimit nga posti ministror, Basta themeloi subjektin politik të quajtur “Rruga Evropiane”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI