Flash

Muzeu hebraik në Vlorë/ Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve, qytetarët kundër projektit vijojnë qëndresën

Lapsi.al 11 November 2026

Muzeu hebraik në Vlorë/ Gjykata lë në fuqi pezullimin e

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë. Vendimi është marrë pas seancës së zhvilluar ditën e sotme, ku u shqyrtua në themel çështja e ngritur nga grupi iniciator kundër projektit. Dhjetëra qytetarë nga Vlora dhe Lushnja kanë udhëtuar drejt Lushnjës për të ndjekur procesin gjyqësor dhe për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit të muzeut hebraik mbi godinën e muzeut “Labëria”.

Gjatë seancës, gjyqtari Embro Ahmetaj ka kërkuar që mediat të mos jenë të pranishme në sallën e gjyqit. Pas dëgjimit të palëve, trupa gjykuese ka vendosur vijimin e pezullimit të punimeve, vendim që është pritur me entuziazëm nga qytetarët e pranishëm, të cilët e kanë konsideruar një fitore për kauzën e tyre. 

Avokati Sazan Guri është shprehur se mbështetësit e kësaj nisme nuk do të tërhiqen deri në arritjen e asaj që e cilësojnë si mbrojtje të identitetit dhe historisë së Vlorës. Në përfundim të seancës, pjesëmarrësit kanë kënduar këngë patriotike, duke shprehur vendosmërinë për të vijuar kundërshtimin ndaj projektit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI