Flash

Rënia e regjimit të Vuçiç/ Lavrov pret në takim Vulin: Shpresojmë që qeveria e re e Serbisë të vijojë partneritetin me Rusinë

Lapsi.al 11 November 2026

Rënia e regjimit të Vuçiç/ Lavrov pret në takim

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme me Serbinë, teksa po zhvillohen bisedime për furnizimin me gaz dhe një kontratë të re afatgjatë. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeqytetin rus me politikanin prorus dhe ish-zyrtarin e lartë shtetëror të Serbisë, Aleksandar Vullin, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse të mërkurën.

Lavrovi tha se e njeh Vullinin prej kohësh si “njërin prej politikanëve kryesorë të Serbisë”, i cili, sipas tij, i “kupton shumë mirë proceset politike dhe në to gjithmonë arrin ta identifikojë qëllimin kryesor: interesin e popullit serb”. Lavrovi përmendi gjithashtu se Vullini është kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas dhe se kjo detyrë “pasqyron synimin e përbashkët për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella”.

“Janë duke u zhvilluar bisedimet për furnizimet e ardhshme me gaz dhe për një kontratë të re afatgjatë. E di se këtu ka qëndruar edhe drejtori i përgjithshëm i Srbijagasit, Dushan Bajatoviq”, tha Lavrovi.

Ai shtoi se Rusia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj “të gjitha marrëveshjeve tona, si atyre të mëparshme, ashtu edhe atyre të ardhshme”. Srbijagas është ndërmarrje publike e Serbisë që merret me importin, furnizimin, transportin dhe shpërndarjen e gazit natyror në vend. Ajo luan rol të rëndësishëm në marrëdhëniet energjetike të vendit me Rusinë, nga e cila Serbia siguron një pjesë të madhe të gazit natyror.

“Shpresojmë që edhe qeveria e re do ta sigurojë vazhdimësinë e partneritetit strategjik të Serbisë me Federatën Ruse”, shtoi Lavrov.

Vulini, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, gjendet në Moskë që nga 4 nëntori, kur avioni me të cilin ishte nisur drejt Rusisë u kthye fillimisht në Beograd për shkak të një kontrolli të përsëritur të sigurisë ndaj udhëtarëve. Ai i mohoi informacionet jozyrtare se nuk e kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Vullin, i cili ndodhet në listën e sanksioneve amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, mohoi raportimet jozyrtare se nuk kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikolla Tesla”, në Beograd. Pas kthimit të avionit, ai i tha tabloidit Informer se bëhej fjalë për një “përpjekje për hakmarrje politike” ndaj tij.

Vullin tha se po udhëtonte zyrtarisht drejt Moskës për të diskutuar marrëveshjen e furnizimit të Serbisë me gaz. Drejtori i kompanisë Srbijagas, Dushan Bajatoviq, i cili ndodhej në të njëjtin avion, i tha televizionit N1 se pas kthimit në Beograd, të gjithë udhëtarët dhe bagazhet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme të sigurisë.

Ndërkohë, Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd njoftoi se do të hapë një lëndë për të verifikuar të gjitha rrethanat e ngjarjes në Aeroportin “Nikola Tesla”. Vullini konsiderohet një nga përkrahësit më të fuqishëm të Kremlinit në Serbi. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 2022, ai ka zhvilluar disa vizita zyrtare në Rusi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI