Flash

Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Lapsi.al 12 November 2026

Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet

Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të enjte (12 nëntor) SPAK, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë thirrur që të dëshmojnë në cilësinë e kallëzuesve, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve. Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale.

Çështja ndaj Gjokës lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi pretendohet se në të nuk është deklaruar një dënim i marrë më herët nga gjyqtarja në Greqi. Irena Gjoka është gjyqtarja e GJKKO-së që ka shqyrtuar dhe firmosur vendime për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI