Flash

Ekstradohet nga Greqia në Turqi kreu i dyshuar i bandës kriminale, i shpallur në kërkim për 116 vepra penale

Lapsi.al 12 November 2026

Ekstradohet nga Greqia në Turqi kreu i dyshuar i bandës kriminale, i

Autoritetet greke kanë ekstraduar drejt Turqisë Sercan Sayal, i dyshuar si drejtues i një organizate kriminale dhe i kërkuar ndërkombëtarisht me një njoftim të kuq të Interpolit. Ai kërkohej për 116 vepra penale, mes tyre vrasje me dashje, grabitje të armatosura dhe krijim të një organizate kriminale.  

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Sayal dyshohet se ka lidhje me 90 sulme me armë zjarri, tre sulme që kanë shkaktuar plagosje, një vrasje dhe 164 raste kërcënimesh në qytetin e Izmirit. Ai konsiderohet nga autoritetet si drejtues i një organizate kriminale të ashtuquajtur të “gjeneratës së re”. Operacioni për ekstradimin e tij u zhvillua në bashkëpunim mes strukturave policore, shërbimeve të inteligjencës dhe autoriteteve të Interpolit në të dy vendet.

Pas mbërritjes në Turqi, Sayal do të përballet me procedurat përkatëse gjyqësore. Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Çiftçi, deklaroi se operacionet për kapjen dhe kthimin e personave të kërkuar jashtë vendit do të vijojnë. Sipas të dhënave të bëra publike prej tij, që nga fillimi i vitit Turqia ka rikthyer në vend 805 persona të kërkuar nga 45 shtete, mes tyre 189 drejtues ose anëtarë të grupeve kriminale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI