Flash

Gjashtë sulmuesit e Maran kanë shënuar së bashku 51 gola: por vetëm tre luajnë në elitë

Duhen gola për të fituar ndeshjet dhe Rolando Maran, në paketën ofensive të përzgjedhur, ka thirrur lojtarë që e njohin mirë portën, kanë minuta në këmbë, edhe pse nuk luajnë në kampionatet e nivelit më të lartë. 

Lapsi.al 12 November 2026

Gjashtë sulmuesit e Maran kanë shënuar së bashku 51 gola:

Shqipëria i shkon përballë dy sfidave të fundit të Nations League, me detyrimin për të fituar përballë Finlandës dhe Bjellorusisë, edhe pse saktësisht duhen 4 pikë për të mbrojtur vendin e parë. Natyrisht duhen gola për të fituar ndeshjet dhe Rolando Maran, në paketën ofensive të përzgjedhur, ka thirrur lojtarë që e njohin mirë portën, kanë minuta në këmbë, edhe pse nuk luajnë në kampionatet e nivelit më të lartë. 

Gjashtë sulmuesit e Maran kanë shënuar së bashku 51 gola:

Titullari i teknikut italian duket se është Rei Manaj, që në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola e 2 assit, me një pjesëmarrje të madhe në gol, 71%, edhe pse 29 vjeçari vuan formën e dobët të Sivaspor, që është në zonën e rënies nga kategoria në kategorinë e dytë turke. Në të njëjtin kampionat, me të njëjtin numër golash, por me objektivin për tu ngjitur në Superlig, Taulant Seferi në 14 ndeshje, ka realizuar 10 gola e 3 asist, por me një pjesëmarrje më të vogël në gol, 39%, duke qenë se Kayserispor, ku 29 vjeçari është titullar i padiskutueshëm, ka një golavarazh +22. 

Gjashtë sulmuesit e Maran kanë shënuar së bashku 51 gola:

Në Serie B, Cristian Shpendi po bën më shumë se mirë, me 8 gola e 1 asist në 11 ndeshje dhe 23 vjeçari te Cesena është titullar i padiskutueshëm, me 75% të pjesëmarrjes në golat e italianëve. Në kampionatin më të rëndësishëm të Rusisë luan Mirlind Daku dhe përshtatja me Spartak Moskë ka shifra të pëlqyeshme: 17 ndeshje, 7 gola e 3 asist, por 28 vjeçari ka vetëm 24% pjesëmarrje në gol dhe jo shumë shpesh është titullar. Myrto Uzuni vjen me ngarkesën më të madhe fizike, me ato 29 ndeshje të luajtura në MLS mes kampionatit e kupave. 31 vjeçari ka shënuar 13 gola e 3 asist, por ka vetëm 26% pjesëmarrje në golat e Austin. 

Gjashtë sulmuesit e Maran kanë shënuar së bashku 51 gola:

Në fund, por jo për nga rëndësia, një fantazist i shtohet listës së sulmuesve. Ernest Muçi, për klas e kreativitet, është njeriu nga i cili pritet më shumë se gjithë të tjerët. Në 12 ndeshje, 25 vjecari ka shënuar 3 gola e 7 asist, duke u bërë një pikë thelbësore e Trabzonspor, edhe falë një feeling impresionues me Mohamed Salah. Në total janë 51 gola të ofensivës kuqezi, që e lënë optimist Maran në përballjen kundër Finlandës e Bjellorusisë, dy ndeshjet e fundit të Ligës C1.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI