Flash

Gara për Tiranën, sondazhi i brendshëm i Ramës "djeg" Ervin Demon

Lapsi.al 12 November 2026

Gara për Tiranën, sondazhi i brendshëm i Ramës

Socialistët do të mbajnë këtë të shtunën asamblenë në një resort në Gjirin e Lalzit. Mes çështjeve që pritet të marrin vëmendje janë jo vetëm protesta, lufta Rama-Veliaj, por edhe zgjedhjet lokale të 9 majit. Beteja për Tiranën është ajo që do të shenjojë garën elektorale teksa socialistët nuk e kanë ende një kandidat të deklaruar.

Burime të mirëinformuara të Lapsi.al pranë mazhorancës thanë se kanë nisur sondazhet e brendshme për disa emra të mundshëm që do t’i prijnë garës për Tiranën.

Mes tyre është edhe Ervin Demo, Ministri i Punëve të Brendshme. Por siç tregoi më tej burimi ynë që kishte mësuar të dhënat e sondazhit, Demo ishte larg pritshmërive të Edi Ramës, aq sa për t’i besuar nominimin për Tiranën. Madje tha burimi ynë, ai vlerësohej nën mesataren që ishin kuotuar disa emra të tjerë të sonduar për përdorim të brendshëm nga PS.

Demo erdhi në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dy muaj më parë dhe menjëherë nisi të shfaqej në kryeqytet për çështje që ishin pa lidhje me fushën e tij të përgjegjësisë, si për shembull rindërtimi në Tiranë.

Por turravrapin e tij e ndali protesta. Edhe pse gati u zhduk publikisht, Demo dhe Skndër Hita përcillnin porositë e Edi Ramës për të shtypur dhunshëm protestën në rrugët e Tiranës. 

Nga gara për Tiranën duket se ka dalë edhe Ogerta Manastirliu ndonëse edhe emri i saj është hedhur në sondazhe të brendshme. Tashmë Manastirliu ka probleme të hapura me SPAK-un, sidomos pasi iu sekuestrua celulari bashkëshortit të saj.

Një emër tjetër i mundshëm në garën për Tiranën është Albana Koçiu, zv.kryeministrja dhe dikur një bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës në Bashkinë Tiranë. 

Sic tregoi burimi për Lapsi.al edhe ajo është kuotuar keq në një sondim të kohëve të fundit. Duket se problemi real i Edi Ramës në këto zgjedhje më shumë sesa kandidatët është vetë PS-ja dhe kryeministri, me modelin e qeverisjes dhe administrimit të pushtetit.

Ndonëse e avantazhuar në letër, beteja e 9 majit për Tiranën është me siguri më e vështira që socialistët kanë zhvilluar ndonjëherë pas asaj të 2011 kur Edi Rama humbi bashkinë pas 12 vitesh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI