Flash

Dalin pamjet e sherrit të 2024-ës/ Si u dhunua nga 3 persona Vladimir Bruçi në Shkodër

Lapsi.al 12 November 2026

Dalin pamjet e sherrit të 2024-ës/ Si u dhunua nga 3 persona Vladimir

Gjykata e Apelit ka shpallur sot vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, e cila i ka shpallur ata fajtorë vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”.

Ndërkohë, në lidhje me këtë akuzë, Apeli deklaroi se ata përfitojnë nga ligji për amnistinë. Bëhet fjalë për gjykimin e ngjarjes së ndodhur në vitin 2024, në Shkodër, ku këta tre persona kanë dhunuar barbarisht 64-vjeçarin Vladimir Bruçi, pas një konflikti verbal për një vend parkimi.

Në këtë video të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shfaqet e gjithë skena e dhunimit të 64-vjeçarit nga autorët. Në pamje shihet momenti kur tre personat mbërrijnë me një automjet para një pallati dhe zbresin nga makina, ku dy prej tyre mbajnë nga një kallashnikov dhe një tjetër një pistoletë.

Ata u drejtohen banorëve që dalin në dritare, duke u thënë: “Futuni brenda”. Pasi futen në hyrjen e pallatit dhe nuk e gjejnë, ata dalin sërish. Në këtë moment vjen Bruçi, të cilin pasi e pyesin për emrin, nisin ta godasin me forcë, ndërsa në duar mbajnë armët, por nuk i përdorin. Ata dëgjohen duke i thënë “Pse na ke sharë?”, ndërsa disa qytetarë ndërhyjnë për ta shpëtuar.

Pasi e lënë pa ndjenja Bruçin në tokë, ata largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorët njoftojnë ambulancën, teksa i japin 64-vjeçarit ndihmën e parë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë i ka shpallur fajtor vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë”, teksa edhe Apeli i dha të drejtë. /Top Channel

Të këshilluara

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI