Flash

PD nis punën për përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë

Lapsi.al 12 November 2026

PD nis punën për përzgjedhjen e kandidatëve për

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë firmosur udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkish. 

Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së dhe, sipas njoftimit të PD-së, do të përfshijë jo vetëm anëtarësinë dhe strukturat e partisë, por edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale.

Sipas udhëzimit, PD thotë se kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e profesional, reputacion të pacenuar, arsim të lartë dhe angazhim të dëshmuar në jetën publike, si dhe kontribute në PD ose në kauza qytetare.

Vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga një Komision i Seleksionimit me pesë anëtarë, i cili do t’i rekomandojë Kryesisë së PD-së emrat që plotësojnë kriteret. Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme.

 

Kandidatët mund të propozohen nga strukturat ose të vetëpropozohen, ndërsa dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë sekretariatit përkatës të PD-së.

Afati përfundimtar për mbledhjen e propozimeve është 30 nëntori 2026.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI