Flash

“Kurum” humbet lejen pas dhjetë vjetësh, shkak trafiku me mbetjet e rrezikshme

Lapsi.al 12 November 2026

“Kurum” humbet lejen pas dhjetë vjetësh, shkak trafiku me

Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë “Kurum International”, pas një procedure inspektimi dhe ankimi që u zhvillua ndërsa kompania ishte nën hetim për eksportin e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës. Urdhri, i firmosur më 3 nëntor 2026 nga ministri Sofjan Jaupaj, i heq kompanisë autorizimin mjedisor për prodhimin dhe shkrirjen e gizës e çelikut, përpunimin e metaleve dhe prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese.

Procedura për shfuqizimin e saj nisi në qershor të këtij viti disa muaj pas arrestimeve të lidhura me eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria.

Sipas urdhrit të ministrit, propozimi për heqjen e lejes erdhi nga strukturat e inspektimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

“Propozimi ka ardhur nga Drejtoria e Inspektim Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, AKM, e cila me Vendimin Përfundimtar të Inspektimit… datë 25.06.2026 propozoi shfuqizimin e lejes mjedisore”, thuhet në dokument.

“Kurum” e kundërshtoi vendimin pranë Inspektoratit të Përgjithshëm. Por më 15 shtator 2026, Komisioni i Shqyrtimit të Ankimit la në fuqi vendimin përfundimtar të inspektimit. Pas rrëzimit të ankimit, më 21 tetor, AKM ia përcolli zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit propozimin për shfuqizimin e lejes.

Skandali shpërtheu fillimisht në mediat amerikane në verën e vitit 2024, kur organizata ndërkombëtare “Basel Action Netëork”, BAN, ngriti alarmin për mbi 100 kontejnerë të nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Sipas organizatës, ngarkesa përmbante mijëra tonë pluhur toksik nga furrat e shkrirjes së skrapit dhe çelikut në Elbasan, ndërsa "Kurum" u identifikua si burim i mbetjeve. Pas refuzimit nga autoritetet tajlandeze, ngarkesa u kthye në Shqipëri në vjeshtën e atij viti. Ajo u sekuestrua nga Prokuroria e Durrësit në zonën e Porto Romanos, për t’iu nënshtruar analizave laboratorike.

Në qendër të hetimit ishte një skemë kontrabande dhe falsifikimi dokumentesh. Sipas prokurorisë, mbetjet me përmbajtje të lartë metalesh të rënda shiteshin dhe deklaroheshin në doganë si oksid hekuri jo i rrezikshëm. Dyshohet se ky klasifikim përdorej për të shmangur kostot e larta të trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të rrezikshme sipas kërkesave ligjore.

Në fillim të shkurtit 2026, në kuadër të çështjes u lëshuan 33 urdhër-arreste. Mes personave të përfshirë ishin drejtues dhe punonjës të “Kurum”, administratorë të kompanive tregtare që realizuan eksportin, përfaqësues të koncesionarit në Portin e Durrësit, zyrtarë doganorë, si dhe zyrtarë e inspektorë të AKM-së.

Sipas akuzës, kompania prodhuese nuk kishte përmbushur detyrimet e lejes mjedisore për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Ndërkohë, strukturat përgjegjëse të AKM-së dyshohet se nuk kishin verifikuar për vite me radhë në terren vetëdeklarimet e kompanisë dhe gjurmueshmërinë e këtyre mbetjeve.

Të këshilluara

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI