Flash

SHISH në duart e një vajze të re/ Çfarë e bindi Ramën të emërojë Hasanin pas Hysenit

Lapsi.al 12 November 2026

SHISH në duart e një vajze të re/ Çfarë e bindi

Esmeralda Hasani, një këshilltaret pranë kryeministrisë emërohet në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Përzgjedhja e saj është bërë nga kryeministri Edi Rama që plotëson vendin e mbetur bosh pas largimit të Vlora Hysenit, që u arrestua për ndihmën që i jepte Ergys Agasit në arrati.

Pas skandalit që shpërtheu me Vlora Hysenin, supozohej se Edi Rama do të bënte një zgjedhje më të kujdesshme në drejtimin e SHISH, që do të ishte edhe një korrigjim i vendimit të tij të skandaloz me Vlora Hysenin.

Në këtë logjikë, karriera dhe eksperienca në strukturat e SHISH do të ishte kriteri bazë në marrjen e drejtimit të institucionit.

Por Esmeralda Hasani, pavarësisht se ka një jetëshkrim të mbushur me tituj dhe diploma, ka pasur një ekperiencë modeste, kryesisht si këshilltare, e përqendruar në drejtësi, mësimdhënie, projekte ndërkombëtare dhe këshillim politik, pa asnjë lidhje me shërbimet e inteligjencës.

Jetëshkrimi i drejtueses së re të SHISH

SHISH në duart e një vajze të re/ Çfarë e bindi

Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe ka përfunduar studime master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Bruksel. Ka punuar në mësimdhënien e së Drejtës Evropiane dhe në projekte që lidhen me integrimin, kërkimin dhe inovacionin.

Nga shtatori 2015 deri në shtator 2019, Hasani drejtoi Institutin Barleti për Kërkim dhe Zhvillim. Në jetëshkrimin e saj përfshihen angazhimi si eksperte e pavarur e Komisionit Evropian dhe konsulenca për zhvillimin e projekteve pranë misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri. Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018 ishte këshilltare dhe shefe kabineti e ministrit të Shtetit për Diasporën. Më pas drejtoi Institutin Adriapol.

Pikëpyetjet për përvojën që e përgatit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror dallohen menjëherë. Më herët, raportohet se Hasani ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes në SHISH por nuk sqarohet kohëzgjatja e kësaj detyre dhe nuk paraqitet një karrierë e dokumentuar në mbledhjen e inteligjencës, kundërzbulim apo drejtimin e operacioneve.

Mungesa e përvojës, kriteri i emërimit të Esmeralda Hasanit

SHISH në duart e një vajze të re/ Çfarë e bindi

Dallimi i Esmeralda Hasanit me dy paraardhësit në detyrë të përzgjedhur nga Rama është i dukshëm. Pavarësisht se e degradoi pozicionin e drejtuesit të SHISH në nivele ulëritëse, në momentin kur u emërua Vlora Hyseni vinte nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, AKI.

Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me jashtë, ishte bërë zëvendësdrejtore në vitin 2019 dhe kishte ushtruar përkohësisht drejtimin e agjencisë. Pavarësisht akuzave të mëvonshme ndaj saj në Shqipëri, përvoja e mëparshme në inteligjencë ishte thelbësore në karrierën e saj.

Para saj, Helidon Bendo kishte një rrugëtim edhe më të gjatë brenda shërbimit shqiptar. Kur mori drejtimin pas largimit të Visho Ajazi Likës në vitin 2017, kishte rreth 21 vjet përvojë në SHISH. Kishte punuar si inspektor terreni, kryetar dege dhe drejtor drejtorie, ndërsa prej prillit 2016 mbante postin e zëvendësdrejtorit. Drejtimi i institucionit ishte vazhdim i një karriere të gjatë brenda strukturave të tij.

Për Esmeralda Hasanin, mungesa e eksperiencës duket të ketë qenë kriteri në bazë të të cilit ajo është përzgjedhur në këtë post. Një e re pa përvojë në krye të SHISH, në sfondin e skandalit të Vlora Hysenit ushqen dyshimin se ajo është thjesht një drejtuese fiktive, sepse informacioni është një armë që për momentin çmohet shumë nga kryeministri, veçanërisht në këtë periudhë paranojash dhe protestash të dhunshme./Lapsi.al

Të këshilluara

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI