Flash

Detajet e aksionit në Spitalin Rajonal Fier, arrestohet drejtori me urdhër të SPAK

Lapsi.al 12 November 2026

Detajet e aksionit në Spitalin Rajonal Fier, arrestohet drejtori me

Është arrestuar sot me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja.

Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Hetimi lidhet me periudhën kur Arben Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.

Për çështjen mësohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere , ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit.

Aktualisht Arben Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI