Flash

PAMJET/ Hegseth i jep medalje ushtarit që i bërtiti 

Lapsi.al 12 November 2026

PAMJET/ Hegseth i jep medalje ushtarit që i bërtiti 

Një ditë pas incidentit mjaft të paprecedentë në Varrezat Kombëtare, ku një ushtar, roje nderi u bërtiti me zë të lartë Pete Hegseth dhe shoqëruesve e tij për sjelljen e tyre, Sekretari i Mbrojtjes e dekoroi atë.

Ministri e nderoi atë me një Medalje Lavdërimi. "Ne i duam ushtarët, ne i duam modelet, bravo Kaporal", shkroi ai në një postim, duke shtuar: "Patriotë, vazhdoni."

Pete Hegseth e priti Regjimentin e 3-të të Këmbësorisë, të njohur si "Garda e Vjetër", në Pentagon "ku me krenari i dorëzoi Kaporalit Iglesias Medaljen e Lavdërimit të Forcave të Armatosura për kryerjen e detyrës në Varrin e Ushtarit të Panjohur më 11 nëntor 2026".

Hegseth, gruaja e tij, Shefi i Shtabit Ricky Buria, zv.Shefi i Shtabit Patrick Ëeaver dhe Këshilltarja e Lartë dhe zv.Ndihmësja Tammy Radebaugh u fotografuan para varrit pas një ceremonie të Ditës së Veteranëve të mërkurën në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Disa nga grupi filluan të qeshnin dhe të bisedonin pasi kishin bërë fotot.

Ushtari që patrullonte para varrit, Kaporali Iglesias, ndaloi së ecuri dhe u kthye nga grupi. "Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë një atmosferë heshtjeje dhe respekti në çdo kohë", bërtiti ai. Videoja e incidentit u publikua nga CNN. 

Më herët gjatë ditës, sekretari i shtypit i Pentagonit, Sean Parnell, tha se ushtari "u kujtoi të gjithëve me respekt dhe në mënyrë të duhur të ruanin etikën". Varri i Ushtarit të Panjohur është një nga memorialet më të shenjta të luftës në Shtetet e Bashkuara. Ushtarët e Regjimenti të 3-të e kanë ruajtur monumentin që nga viti 1948, 24 orë në ditë, duke i qortuar vizitorët që bëjnë shumë zhurmë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI