Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

Andi Bushati 15 September 2026

Mes gjithë dyshimeve që ka ngjallur mbajtja e tij në një izolim të tejzgjatur për një vit e gjysëm, Gjykata e Lartë ka vendosur se Erion Veliaj duhet të vazhdojnë të qëndrojë në burg, pavarësisht se ajo Kushtetuese e ka njohur atë si kryebashkiak, të cilit i takon të ushtrojë funksionet e fituara me votë popullore. 

Duke shfrytëzuar këtë situatë absurde të sistemit tonë të drejtësisë, Veliaj nuk la gurë pa lëvizur për ti vënë ata që do të merrnin vendimin për të ndaj një presioni të jashtëzakonshëm. Ai shtoi lobimin ndërkombëtar për të cilin deri më tani vetëm në SHBA ka paguar gjysëm milioni USD. Ai garantoi përkrahjen ose më së paku “neutralitetin” e kryeministrit Rama që, ndryshe nga më parë, nuk i kundërshtoi lëvizjet e ish delfinit të vet në Bashki.

Por, mbi të gjitha, duke shfrytëzuar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një arsyetim të hollësishën të proporcionalitetit të mbajtjes në burg të një të zgjedhuri lokal, ai filloi mësymjen ndaj bashkisë. Ai shkarkoi de facto zvendësen Anuela Ristani, të cilës i pati deleguar kompetencat, që si pasojë e mungesës së vet fizike të mos pengohej mbarrëvajtjen e punëve të institucionit. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai nuk ia kaloi më askujt këtë përgjegjqësi duke pretenduar se do ta drejtonte nga burgu Tiranën. Për shumëkënd kjo lëvizje që mori dhe bekimin e kryeministrit u pa si një përpjekje për të zhytur bashkinë në kaos. Jo vetëm sepse Veliaj nuk përmbushte dot anën protokollarë dhe ceremoniale të përfaqësimit të institucionit, por se nga burgu ai nuk qe në gjendje të firmoste paga, ndihma sociale dhe fonde të ndryshme që duheshin për mbarëvajtjen e qytetit. Por ndërsa ata që shihnin interesin qytetar i trembeshin kaosit, Veliaj donte ta shfrytëzonte atë si një levë për të thyer portën e burgut. Kryeargumenti i mbrojtjes së tij qe i thjeshtë: Ai duhej të lirohej në emër të mirë administrimit të Tiranës. Nëse Kushtetuesaj kishte vendosur se ai nuk duhej shkarkuar, ai këtej e tutje duhej lejuar të kryente plotësisht detyrën.

Pra shkarkimi i Ristanit dhe mosdelegimi i kompetencave diku tjetër kishte qëllim të qartë: të përdorej si presion ndaj gjyqtarëve të lartë duke lënë mbi supet e tyre përgjegjësinë e mosfunksionimit të një kryeqyteti me gati një milionë banorë. Kjo strategji, për ta përdorur bashkinë si mish për top mori shumë hove edhe në mediat pro Veliaj. “si mund të penalizohet Tirana”? “Si mund të pengohen kështu punët e qytetit”? “Si mund të shpërfillet interesi i qytetarëve”, ishte refreni i tyre.

Por pavarësisht të gjithë kësaj rokopuje gjykata vendosi ta lërë Lalin në burg. Dhe tani gjithë strategjia e ngritur javët e fundit rrezikon ti shndërrohet në bumerang. Nëse deri më tani meraku paskish qenë shërbimi ndaj banorëve, përkujdesja ndaj qytetit dhe mbarvajtja e Tiranës, a nuk duhet që në emër të këtyre kauzave Veliaj të mendojë dorëheqjen?

Natyrisht kush e ka ndjekur trajektoren e tij politike, lëpirjen ndaj më të fortëve dhe arrogancën kundrejt më të dobtëve, karkaterin dhe dyfytyrësinë e tij, nuk ka as dyshimin më të vogël se për Veliajn ky nuk është një obsion. Ai do të vijojë të zvarritet edhe në qeli. Madje nuk do të jetë Çudi as ndonjë karagjozllëk i radhës, për ti deleguar te dikush tjetër kompetencat që i mori se i duheshin vetëm për ti përdorur këtë 15 shtator. 

Ama një gjë është e qartë edhe për ata që, si puna ime, dyshojnë në ekzistencën e një dosjeje të konsoliduar kundër tij apo që e shohin si absurd mbajtjen kaq gjatë në izolim: qëndrimi i Erion Veliajt në detyrë është një fëlliqësi. Deri më tani për ta nxjerë atë nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se Lali mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI