Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

Andi Bushati 24 August 2026

Edi Rama po vijon të sillet si në Shqipërinë e para flamingove. Maratona e gjatë e takimeve propogandistike të Pogradecit nuk qe asgjë më shumë se një përpjekje për të arrnuar të njëjtën skemë të delegjitimuar të qeverisejes. Pasi me shpalljen e platformës Besa kryeminsistri mëtoi të na mbushë mendjen se e gjithë pakënaqësia e akumuluar, vjen si rezultat i rritjes së pritshmërive nga transformimi që ai i ka bërë vendit, një muaj më pas, buzë liqenit të Ohrit, ai foli për trukse si ``Pasqyrë Albania`` dhe ``Radar``, pra për vënjen në punë të disa mekanizmave që do tentojnë ti japin më shpejt përgjigje nevojave të qytetarëve. 

Duket sikur i gjithë shqetësimi pas afro tre muajsh protesta është si të tregojmë më shumë empathi ndaj qytetarëve, si të ulim arrogancën dhe si të aktrojmë sikur preokupimi kryesor është mbajtja e veshëve hapur për hallet e tyre. 

Edi Rama u kujdes të bëjë të kapshëm këtë mesazh edhe për ata që nuk kanë njohuri për botën virtuale të përaqitjes së ankesave. Ai përzgjodhi nja tre pensionistë, u kujdes ti dëgjojë me kamera hallet e tyre, qoftë për ca km rrugë që nuk e lidhnin fshatin me autostradën, qoftë për ndonjë problem komshijsh për pronën dhe pastaj i nxori atë ditëzij të moshuar të deklaronin se kishin besim të plotë tek udhëheqësi. Që ky ishte lajmi që ai donte të shpërndante  u kuptua më së miri nga një titull emblematik i fletushkës së tij të propagandës, Shqiptarja.com: “Pesë orë rrugë nga Greqia drejt Pogradecit, emigranti: Kam dëshirë të takoj Ramën, pastaj le të vdes”.

Pra, fabula e re që po tenton të ngulitë në mendjet e publikut Rilindja 0.2 është një vetëkorrigjim në komunikimin me njerëzit dhe një premtim për të qëndruar më pranë halleve të tyre. Këtë konfirmoi edhe retreati i Pogradecit si zbërthim i Besës. 

Por, edhe sikur vetë kryeministri të sillet me të gjithë hallexhinjtë si me çelnik Shtupalin apo Vasil Belbën, sikur e tërë administrata këtej e tutje të bëjë të njëjtën gjë si këto shembuj të shefit të madh duke shtuar vëmendjen dhe 

efikasitetin maksimal (ndonëse kjo ngjan pothuajse e pamundur në një shtet klientelist dhe të kapur), sërisht rezultati ka për të qenë një vërë në ujë.

Sepse problemi real që shefi i qeverisë po hiqet sikur nuk e kupton, nuk është ruajtja e të njëjtit model duke e mveshur me empathi dhe përkujdesje, por përmbysja katërcipërisht e tij. 

Furia popullore që shpërtheu pas vënies së gardhit dhe dhunës në Zvërnec, ishte vetëm fitili që ndezi zjarrin e pakënaqësisë me një sistem të tërë. Në thelb të zemërimit ishin plaçkitja e pasurive publike, thellimi i hendekut mes atij grushti njerëzish që bëhen gjithnjë e më të pasur dhe shumicës që varfërohet përditë e më shumë, suprimimi i lirisë dhe garës, mizerabiliteti në shëndetësi dhe arsim, që i kanë shtyrë njerëzit të braktisin vendin. 

Këto janë ato që duhen korrigjuar, dhe kjo nuk bëhet duke filmuar ata figurantë që u zgjodhën të aktronin rolin e hallexhiut pas dyerve të ish vilës së Enverit, në Pogradec.

Duke marrë këtë rrugë, duke propozuar zgjidhje për probleme që janë shumë më periferike se ato realet, Edi Rama, po dëshmon se nuk ka më as mundësi as fuqi të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit. 

Nëse një pjesë e madhe e protestuesve, të përkrahur nga ata që i përshëndesin nga dritaret, nga ata që lënë kafetë për ti’u bashkëngjitur në marshim, nga ajo masë e shumfishtë që i bën like dhe i riposton në rrejtet soiciale, e kanë kusht të panegociueshëm largimin e kryeministrit, Edi Rama kishte një mundësi të fundit, ti tregonte të tjerëve, atyre që nuk janë kaq radikale, se ai ka zgjidhje edhe për të parët. Se ai ka vullnet për tu vetëkorrigjuar dhe për ta revolucionarizuar nga brenda sistemin. Ndoshta edhe kjo mund te qe e pamjaftueshme, por gjithësesi ia vlente të provohej.

Por, ai po bën krejt të kundërtën. Ai po vijon me inercinë e Shqipërisë së djeshme duke dashur të na bindë se mund të shkohet përpara me arrnimin e të njëjtit model. Ky qe deshtimi real i tij në Pogradec. Lajmi i vërtetë i këtij ritriti është se ai nuk ka më force të prodhojë ndryshim.  

LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI