Flash

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

Andi Bushati 10 August 2026

Pas më tepër se dy muajsh reportazhesh, ivestigimesh e kronikash mediat ndërkombëtare po i afrohen thelbit të asaj që ka ndodhur me investimin e familjes Trump në Shqipëri. E përditshmja amerikane Wall Street Journal, një gazetë konservatore, pjesë e News Corp të Rupert Murdoch, pra mjaftueshëm larg qarqeve liberale, që shfrytëzojnë çdo mundësi për të goditur presidentin në detyrë, ka botuar një investigim shumë të fortë për lidhjet e dhëndërit të tij, Jared Kushner, me një shqiptar të dyshuar si trafikant droge. 

Mesazhi që jepet që në titull (linku poshte) shoqërohet edhe me një foto bardhë e zi ku bien në sy, përkrah njëri-tjetrit, burri i Ivankës dhe  Artur Shehu. 

Gazeta ndërton një profil të thelluar të Shehut, duke folur për lidhjet e tij me narkotrafikun, përndjekjen që i bëjnë prej vitesh disa shërbime të vendeve evropiane, të cilat së fundi furnizuan me dokumente SPAK-un, për goditjen e atij që dyshohet se paratë e kokainës të prodhuar në Amëerikën Latine, i pastronte në Shqipëri. 

E gjithë historia është larg së qeni e pafajshme. Aty theksohet se kompania Albania Land Devlopement, e përfaqësuar nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner ka adresuar rreth 125 milionë dollarë në llogaritë e Artur Shehut për të blerë prej tij tokat me pronësi të diskutueshme ku do të ngrihej investimi i Zvërnecit. 

Pyetja e parë që të shkon në mendje pasi lexon këtë investigim është: si ka mundësi që një përfaqësues i familjes presidenciale të SHBA-së, të përfundojë i lidhur me një personazh kaq kontrovers? Kësaj pyetje që e përshkon si një fill i kuq artikullin e gazetës, mund ti shtohet logjikisht edhe një tjetër: Si është e mundur që kryeministri shqiptar, Edi Rama, që kontrollon gjithçka deri në detaje, ai që vendos se cili pronar do ta zhvillojë ose jo pronën e tij, se me cilin arkitekt do ta realizojë apo çfarë forme do ti japë, të jetë treguar kaq i pavëmendshëm për një “detaj” të tillë. Por ka edhe pikëpyetje të tjera: Si u arrit deri në këtë pikë, kur ndonëse qëllimi i kryeministrit ishte të shfrytëzonte të vetmen mundësi për të influencuar në koridoret e Shtëpisë së Bardhë, kjo histori të prodhonte këtë kundër efekt? A nuk pati ai mundësi ti urdhëronte emisarët e dërguar pranë Kushnerit, që ta blenin ata së pari tokën për të hequr çdo hije dyshimi nga familja presidenciale? 

Fakti që kjo nuk ka ndodhur, që e gjithë përpjekja për influencë u kthye në një autogol spektakolar, ngre në vetvete një dyshim. A mos emri i Artur Shehut nuk është fshehur qëllimshëm, për ta bërë atë partner direkt të dhëndrrit? A ka qenë ky qëllimi? A është lobuar për këtë? Apo mos ndoshta njësoj si në rastin e ish agjentit të FBI-së, McGonigal edhe Kushner duhej të njollosej me para të dyshimta për të qenë më kollaj i përdorshëm? 

Ky detaj, që WSJ e nxjerr fort në sipërfaqe, pra se dhëndrri i presidentit amerikan u bë në Shqipëri partneri i një njeriu të dyshuar si  i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, është i mjaftë për të shfrenuar imagjinatën e të gjithë idhtarëve të terorve konspirative. Target i tyre s’ka kush të jetë tjetër veçse Edi Rama, njeriu që e ftoi Kushnerin të investointe në Shqipëri, që u kujdes për çdo detaj të projektit të tij e që qe i gatshëm, së fundi, ta mbronte atë qoftë edhe me karrigen e vet. 

Dikush mund të pretendojë se pas kësaj “rastësie fatkeqe”, që kundërshtarët politikë po ia përdorin familjes Trump, fshihej dëshira për të kurruptuar njërin prej pjestarëve të saj. Ndonjë tjetër, me mendje edhe më komplotiste, mund të shohë nga pas dorën e Sorosit, që njësoj si në 2016-ën, ka përdorur mashën e tij shqiptare për të goditur armikun e vet të betuar në Shtëpinë e Brardhë.

Por, përtej këtyre versioneve ekstreme që reken ti japin kuptim fabulës së paimagjinueshme të binjakëzimit të Kushnerit me një trafikant, mund të qëndrojë edhe një shpjegim më i thjeshtë. Nuk ka diskutim se është Edi Rama ai që e ka joshur dhëndërin e Trump. Nuk vihet në dyshim se ai ka qenë i gtashëm që të bëjë gjithçka për ti fituar zemrën Kushnerit: ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura, e ka shpallur investitor strategjik, ka qenë i gatshëm të thyejë ligjin për të dhënë leje pa pronësi të qartësuar, të tolerojë telat me gjëmba dhe badigardët kafshë, që të ndalonin dhe kalimin nëpër plazh. Ama brenda këtij pushteti të pakufijshëm ai duket se një gjë nuk e ka pasur në dorë. I vetmi privilegj që ai nuk zotëronte ishte që ta lidhte prenë e vet me një partner të pastër. Kjo qe jashtë kapacitetit dhe mundësive të këtij autokrati të plotfuqishëm. Ai nuk mund ti “dhuronte” Kushnerit diçka më të rregullt se sa ajo që i ka dhënë bosëve të resorteve turistike, të cilët i ka lidhur me narkotrafikantë, apo ndërtuesve të grataçielave, që i ka kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave. 

Nën sundimin e Ramës ndoshta nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes së ndonjërit prej tyre. 

Edhe për familjen Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do qëllonte Artur Shehu, patjetër do të ishte dikush i ngjashëm me të. 

Përtej teorive konspirative, që marrin hov sa herë duhet sqaruar diçka që ngjan e pakuptueshme, ky është version më i përafërt për të shpjeguar paradoksin se si është e mundur që Edi Rama u nis për ti dhënë para Jaredit dhe Ivankës dhe u shndërrua papritur në hallin e tyre më të madh. Gjithçka shpjegohet me sistemin që ai ka ngritur, e që tani po zbardhet edhe për mediat më të mëdha të globit.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI