Flash

"Kam edhe unë faje në PS"/ Spiropali për Ramën: Baba dhe mentor politik në rrugën time

Lapsi.al 19 November 2026

"Kam edhe unë faje në PS"/ Spiropali për Ramën:

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për raportin e saj me kryeministrin Edi Rama, zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe arsyet që e kanë shtyrë të reagojë publikisht. Ajo deklaroi se vijon t’i besojë vizionit të Ramës për transformimin e Shqipërisë, por theksoi se vendi dhe vetë PS-ja kanë nevojë për ndryshime të thella.

Spiropali u ndal edhe te protestat dhe pakënaqësitë në shoqëri, duke thënë se një nga problemet madhore të politikës shqiptare është personalizimi i pushtetit. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për institucione më të forta dhe vendimmarrje që nuk përqendrohet te një individ i vetëm.

“Rama baba dhe mentor politik në rrugën time, nuk e mohoj rrugën time… por betejat edhe në PS unë i kam bërë pa asnjë rezervë”, tha ajo.

“I kam besuar dhe i besoj Ramës për vizionin për ta transformuar Shqipërinë dhe për të lënë pas një Shqipëri europiane. Duke nisur nga personalja, nuk jam kursyer asnjëherë për të bërë beteja për këtë parti, edhe kur nuk kisha asnjë lidhje me përfitimet që sjell pushteti.

Ka bërë shumë për transformimin e Shqipërisë, por a mjafton kjo? Dhe për protestat, reagimi ka qenë a duhet të kemi një Shqipëri që pushtetin e kufizon dhe institucionet i konsideron më të rëndësishme se individin? A duhet të kemi vendimmarrje që u përket të gjithëve? Këtë nuk e kemi aspak. Nëse ka një problem madhor sot, që reflektohet edhe në protesta, është personalizimi i pushtetit. Nuk mjafton më një njeri në krye. Duhet reformim i thellë në PS”, tha ajo.

E pyetur për deklaratat e saj të mëparshme, ku e kishte cilësuar Ramën si Skënderbe, dhe nëse e sheh veten ende si kontribuuese të situatës sot në PS, që sipas saj nuk është siç duhet, Spiropali u shpreh se partia duhet të ngrihet në nivelin e aspiratave të të rinjve. Ajo i cilësoi diskutimet për epitetet politike si një fabul mediatike, duke theksuar se nuk pendohet për kontributin e saj në PS.

“Thashë që sot PS-ja duhet të ngrihet në nivelin e aspiratave të të rinjve. Nëse merremi me epitete politike që nuk janë vënë kurrë, nuk e kam pasur problem të marr mbi supe kusure që nuk i kam pasur. Dhe kjo e epiteteve është një fabul mediatike dhe epitetesh, që nuk ka asnjë lidhje me fjalimin që kam mbajtur në sheshin Skënderbej, ku ngjitet kali i Skënderbeut. Ne nuk kemi nevojë për heronj, por për njerëz. Nëse duhet të mbaj edhe unë atë që ju e quani peshën e fajit në raport me këtë, nuk pendohem, sepse nuk jam nga ata që e zerojnë kontributin që Shqipëria ka pasur. Nuk jam ajo që e mohon”, u shpreh Spiropali.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe se kur nisën problemet e saj me drejtimin e Partisë Socialiste dhe nëse ato lidhen me largimin nga posti i ministres së Jashtme. Spiropali sqaroi se reagimet e saj kishin nisur më herët dhe se largimi nga detyra nuk ishte çështje e mbajtjes së një posti, por e mënyrës se si ishte realizuar ky largim. Ajo e cilësoi këtë çështje si një element që lidhet edhe me dinjitetin njerëzor.

“Nuk kam folur për shkak të protestave, e kam nisur pak më herët. Po të them sot, me të gjithë përgjegjësinë, që nuk ka asnjë lidhje ministër, jo ministër, karrigia, jo karrigia, me atë që unë besoj. Edhe lëvizja nga Ministria e Jashtme besoj se duhet të jetë pjesë e llogaridhënies. E kam besuar këtë gjithmonë. Unë kam reaguar pas largimit nga ministria jo për arsyen se unë duhet patjetër të isha ministre, por për shkak të mënyrës së largimit. Ka këtu elemente të dinjitetit njerëzor”, deklaroi Spiropali. /TCH

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI