Flash

Spiropali i shpall luftë Ballukut: Njerëzit e saj i bëjnë presion familjes sime

Lapsi.al 19 November 2026

Spiropali i shpall luftë Ballukut: Njerëzit e saj i bëjnë

Elisa Spiropali akuzoi ish-zv.kryeministren Belinda Balluku për presione ndaj familjes së saj duke përdorur institucionet shtetërore. Ajo iu referua kontrolleve të tatimeve pak muaj më parë në bizneset e bashkëshortit të saj.  

“Të pandehur, me dosje, me problematika të rënda me drejtësinë, mund ende të përdorin institucionet e shtetit shqiptar për t'i bërë presion deri edhe ish-kryetares së Kuvendit, deputetes së Partisë Socialiste. Atëherë, çfarë ndodh me individët që protestojnë në rrugët e Shqipërisë? Kush u shkon atyre në derë? Kush u shkon? 

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili është i emëruari personal i Belinda Ballukut, ministri që është i emëruar prej saj, apo qeveria e cila është brenda kësaj gjykatëse. 

Dhe unë thirrjen e kam këtu për Edi Ramën dhe jam shumë e drejtpërdrejtë, është kryeministri i vendit. I kemi besuar me votë, i kemi besuar me të gjitha energjitë tona, kemi vënë fytyrën tonë, Partia Socialiste e gjitha, se nuk ka lidhje këtu Partia Socialiste me çështje të qeverisjes së një klani të vogël. Dhe këtu është çështje parimore. 

Në rastin e saj apo rastin e individëve të tjerë që janë në çështje të drejtësisë, pse vijnë në dyert e SPAK-ut edhe në dyert e gjykatave do zgjidhen çështjet e tyre apo me përgjegjësi politike brenda forcës? Kush e mban? 

Dhe unë s'e kam me të, po unë e kam me faktin që sot, për shembull, kemi ne port në Durrës, le të themi. Pse mungon? Pse mungon porti aty? Pse u vendos, për shembull, me një telefon edhe me një mesazh që nga port do bëhej apartamente, për shembull? 

Dhe është çështja e personalizimit ekstrem të pushtetit që e sjell këtë lloj pasoje. Apo rruga apo aeroporti, i cili jemi sot duke e diskutuar, është në dyert e SPAK-ut dhe të gjykatave çështja e aeroportit. 

Nuk meriton Shqipëria që të ketë, nuk meriton sot Shqipëria që të ketë një proces vendimmarrje, i cili nuk bazohet te as te katet personale, as te llastimi, as te pushteti i njëri-tjetrit," tha Spiropali. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI