
Deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për zhvillimet në Asamblenë e kësaj partie dhe përjashtimin e saj nga të gjitha forumet.
Spiropali u shpreh se ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e debatit publik dhe e interpretimeve për atë që ndodhi në Asamble, duke theksuar se fjalimi i saj nuk kishte lidhje me diskutimet që janë bërë më pas në publik.
Ajo kundërshtoi gjithashtu mënyrën se si është trajtuar çështja e pozicionit të saj në PS, duke thënë se nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtimin e saj.
"Diskutoj për këtë temë sepse unë vetë ia heq krejtësisht përgjegjësinë Edi Ramës sepse unë nuk jam këtu për asnjë lloj karrige, asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj loje. Dhe asnjë lloj ishte një fjalim personal i kryetarit të partisë dhe këtu nisemi me çështjen.
Tani duhet të kemi ne sot parti politike e cila nuk diskuton me anëtarët e Partisë Socialiste fare, nuk merret asnjëherë, parti që nuk bën zgjedhje në asnjë lloj niveli kur ne kemi njerëz, burime, kontribute që mund të shprehen edhe përmes votës.
A duhet të kemi sot vendime le të themi personale ku e gjithë fusha e lojës është krejtësisht e uzurpuar? Unë mendoj që jo. Unë mendoj që Edi Rama erdhi në Partinë Socialiste dhe unë ju bashkova Partisë Socialiste dhe ju bashkova kësaj force si një forcë reformatore për ta ndryshuar Shqipërinë," - tha Spiropali.
"Sot është e qartë që pushteti i madh dhe pushteti ynë nuk mjafton më as për besim, as për legjitimitet. Unë i kam besuar dhe i besoj Edi Ramës sa i takon vizionit të tij për ta transformuar Shqipërinë dhe për të lënë pas një Shqipëri europiane.
Unë këtë e besoj me gjithë forcën time. Dhe po të them duke nisur nga personalja, sepse gjithçka nis këtu. Unë nuk jam kursyer asnjëherë të bëj beteja për këtë forcë politike dhe për këtë qeveri, edhe atëherë kur nuk kisha asgjë të lidhur me përfitimet apo me të mirat që mund të sjellë pushteti.
Unë kam bërë betejën në Partinë Socialiste që në fresh. Dhe dua ta kujtoj këtu, duke lënë mënjanë modestinë, dhe për herë kam refuzuar të flas me terma për veten, duke mos dashur të jem autoreferenciale. Por sot besoj që është vendi," - tha Spiropali. /TCH