
Aktivistja suedeze Greta Thunberg, u është bashkuar revoltave kundër qeverisë Rama, duke shprehur mbështetjen e saj për popullin shqiptar dhe atë që është cilësuar si “Revolucioni i Flamingove”.
Në një videomesazh nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ajo e ka vlerësuar qëndresën e qytetarëve shqiptarë kundër shkatërrimit të natyrës si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.
Aktivistja ka përmendur edhe dhunën policore ndaj protestuesve, duke theksuar se ata janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti.
"Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.
Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh" tha ajo./LAPSI.al